Miratohet rritja e pagës minimale në masën e 20 mijë lekëve në muaj
13/07/2011 Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Punës
Pëson tjetër rritje paga minimale. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Kombëtar të Punës është miratuar rritja e pagës minimale në shkallë vendi, e cila tashmë arrin në masën e 20 000 lekëve në muaj. Gjatë diskutimeve, kreu i Ministrisë së Punës ka deklaruar se paga bazë minimale në shkallë vendi, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik a fizik, vendas ose i huaj, propozohet të jetë 20 mijë lekë në muaj, nga 19.000 që është aktualisht, duke u rritur 5,3 %. “Është parashikuar edhe paga orare në masën 115 lekë, me qëllim që të mbrohen më mirë punonjësit që punojnë me kohë të pjesshme ose jashtë kohës normale të punës. Sipas sistemit të pagave të punonjësve mbështetës, mbi pagën bazë jepen shtesa për vështirësi, dëmshmëri shëndeti, natyrë të veçantë pune, vjetërsi në punë etj., të cilat shkojnë mesatarisht 50 për qind mbi pagën bazë. Duke llogaritur këto shtesa, paga për punonjësit që punojnë në punët më të thjeshta në sektorin shtetëror shkon mesatarisht në rreth 30 mijë lekë në muaj”, ka deklaruar ministri Ksera. Po gjatë kësaj mbledhjeje, fasonistët e prodhimit të këpucëve kërkojnë heqjen e taksës doganore për lëndën e parë. Kjo pasi në draftin që po diskutohet me grupet e interesit është parashikuar heqja e taksës doganore vetëm për konfeksionet. Kundrejt kësaj kërkese zëvendësministri i Financave, Alfred Rushaj, tha se do të rillogariten efektet neto në buxhet dhe më pas do të merret vendimi.