Tahiri: “Kallëzim penal për personat që ushtruan presion gjatë zgjedhjeve”
Deputeti i PS-së: “Banda largoi forcërisht vëzhguesit e PS-së në 12 qendra votimi”. Tahiri: “Banda e armatosur merrte urdhra nga ministri Bujar Nishani”
Shaban Sulçe
Partia Socialiste ka deklaruar se do të bëjë kallëzim penal në prokurori ndaj disa personave, funksionarë dhe punonjës të Ministrisë së Brendshme, të cilët, sipas saj, kanë ushtruar presion dhe terror psikologjik gjatë zgjedhjeve të 28 qershorit në zonën e Kombinatit në Tiranë. Deputeti i Partisë Socialiste, Saimir Tahiri, tha se kjo bandë funksionarësh të armatosur, e urdhëruar nga ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, ka ushtruar terror duke përzënë vëzhguesit e Partisë Socialiste nga 12 qendra votimi. Tahiri theksoi se këta funksionarë kanë cenuar rëndë integritetin e procesit zgjedhor dhe tashmë ka ardhur koha që ata të përgjigjen përpara drejtësisë, pasi Partia Socialiste ka gati kallëzimin penal ndaj tyre.
Banda
Sipas deputetit të Partisë Socialiste, forcat e errëta të pushtetit kanë ushtruar agresion dhe dhunë ndaj komisionerëve dhe vëzhgueseve të opozitës në pothuajse shumicën e qendrave të votimit në KZAZ-në Nr. 50 në Kombinat. Duke publikuar edhe fotot e personave në fjalë, Tahiri tha se kjo bandë përbëhej nga punonjës të Policisë së Shtetit të veshur me uniforme dhe civilë, punonjës të SHKB-së në Ministrisë e Brendshme, punonjës të Drejtorisë së Burgjeve, Ministrisë së Transporteve si dhe persona të tjerë me precedentë penalë, të njohur për botën e krimit dhe për mbështetjen e tyre ndaj ministrit Bujar Nishani. Sipas Tahirit, ka qenë ministri Nishani ai që ka drejtuar veprimtarinë e kësaj bande nëpërmjet rojeve personale të tij. Sipas deputeti socialist, si rezultat i agresionit të kësaj bande, vëzhguesit e PS-së janë larguar me forcë nga 12 qendra votimi. “Për pasojë, në 12 qendra votimi vëzhguesit e Partisë Socialiste janë larguar forcërisht dhe nuk janë lejuar më të vëzhgojnë procesin zgjedhor, duke cenuar kështu në thelb integritetin e procesit të votimit dhe të drejtën e PS-së për të monitoruar me vëzhguesit e saj procesin e votimit në këto qendra. Për këtë incident janë njoftuar menjëherë edhe përfaqësuesit e OSBE/ODIHR-it, por pa mundur t’i japin zgjidhje”, - u shpreh deputeti i Partisë Socialiste, Saimir Tahiri.
Kallëzimet
Tahiri tha se kjo bandë e armatosur me armë dhe pushtet abuziv u sfidua me votë nga zgjedhësit e zonës së Kombinatit, të cilët i besuan shumicën e votave Partisë Socialiste. Por ai theksoi se tashmë ka ardhur koha që personat në fjalë të sfidohen edhe nga drejtësia, për t’u përgjigjur përpara ligjit për aktivitetin kriminal që kanë zhvilluar ditën e zgjedhjeve. Në këtë mënyrë Tahiri bëri publik vendimin e Partisë Socialiste për të bërë kallëzim penal ndaj tyre, së bashku me provat dhe materialet filmike. ”Unë, në emër të Partisë Socialiste, do të dorëzoj në prokurori një kallëzim penal për secilin prej këtyre personave, shoqëruar më të gjitha materialet filmike që provojnë aktivitetin e tyre kriminal ditën e zgjedhjeve, duke kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të tyre nga çdo detyrë publike të paguar me taksat e qytetarëve si dhe fillimin e ndjekjes penale për dhunën e ushtruar ndaj zgjedhësve, komisionerëve dhe vëzhguesve të Partisë Socialiste. Ashtu sikundër nuk do të lejojmë askënd të mbajë peng vullnetin e zgjedhësve nëpërmjet manipulimeve skandaloze të bandës institucionale të qeverisë në KQZ, gjithashtu nuk do të lejojmë askënd, cilido qoftë ai, të përdorë pushtetin e qytetarëve si kamxhikun e agresionit ndaj votuesve të Partisë Socialiste dhe qytetarëve të thjeshtë”, - tha deputeti i Partisë Socialiste, Saimir Tahiri.
10 Korrik 2009