E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, 2 persona të maskuar grabisin bankën

14/12/2010  Ishin të armatosur me kallash, punonjësit iu dorëzuan paratë

Janë larguar me shumë shpejtësi, hodhën maskimin dhe armën

VLORE- Dy persona të armatosur kanë grabitur degën e një banke në qytetin e Vlorës, ndërsa nuk dihet shuma e parave që kanë mundur të marrin. Autorët kanë shfrytëzuar momentin e drekës, ku dhe lëvizjet ishin më të pakta, duke mundur të largohen nga vendngjarja. Pas njoftimit policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa dëshmitarët e rastit tregojnë për një armë të tipit kallashnikov që është gjetur pas ambienteve të degës së bankës. Policia po heton për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Personat, të kamufluar me kapuç e syze kanë vepruar shpejt, madje sipas dëshmive ata nuk kanë tejkaluar as minutin. Prania e kallashit ka bërë punonjësit të dorëzojnë çka kanë kërkuar dy personat. Pas kësaj autorët janë larguar, duke hedhur armën në ambientet e pasme të bankës, e cila ndodhet përmes pallateve. Arma ishte në një çantë, po ashtu edhe rrobat dhe kamuflimin që kishin përdorur. Veprimet janë kryer aq shpejt sa nuk kanë lënë kohë jo vetëm të reagohet, dhe në momentin që është pikasur nga punonjësi i bankës, dy personat nuk kanë arritur ta marrin të gjithë shumën dhe janë larguar. Policia ka marrë dëshmi nga personeli, ndërkohë që ka organizuar efektivët në pika hyrëse e dalëse, si dhe të tjera të dyshuara që mund të jenë përdorur nga autorët. Dh. Spiro

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›