Analiza për vitin 2009, 5 qarqet më problematike
Gjatë vitit 2009 janë evidentuar pesë qarqet më problematike të kultivimit të kanabisit, ku janë bërë edhe një sërë goditjesh. Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit i ka vënë në dukje këto zona, duke deklaruar se më të prekurat nga ky fenomen gjatë vitit 2009 janë konstatuar qarqet Shkodër, Gjirokastër, Durrës, Fier dhe Vlorë. Kreu i policisë, Hysni Burgaj, deklaroi se në Shkodër janë evidentuar komuna e Shllakut dhe Temalit, ndërkohë që në Gjirokastër mbetet komuna historike e Lazaratit. “Ndërsa për Qarkun e Durrësit problematike kanë qenë Komuna e Nikelit dhe Cudhit. Në Fier ka pasur një sërë komunash si Cakran, Hekal, Kut, Remas dhe Bashkia Patos. Kurse në Qarkun e fundit në Vlorë, problematike kanë qenë komunat e Vllahinës, Sevasterit, Armenit dhe Bratajt”, deklaroi Burgaj. Sipas tij, nga analiza e bërë në përfundim të zbatimit të planit të veprimit është konstatuar një rënie e këtij fenomeni në shkallë vendi me 14 për qind.
#