E Diel, 1 Nëntor 2026

Analiza/Bamir Topi: PD-ja ma kalli, më bëri President me zor

28-04-2012 / Gazeta 55

Në fund të mandatit të tij si President i Republikës, Bamir Topi po kthehet në fillimet e kohës kur emri i tij lakohej si kandidat për President Republike.
Me pak fjalë, nga ekrani i “Top Channel”, Bamir Topi dy net më parë u ankua se PD-ja ia kalli duke e zgjedhur President me zor dhe se rikthimi i tij i mundshëm në PD, “tashmë është një kapitull i mbyllur. E kanë mbyllur pikërisht ata që me sa duket e pritën atë ditë që të më largojnë, qoftë edhe me ngritje në detyrë. Këtë e vërteton koha! E vërteton vetë koha!”.
Pikërisht këtë ai e quan kallje që PD-ja sipas tij i bëri, duke e zgjedhur president me zor.
Por, kronika e kohës flasin edhe “për anën tjetër të medaljes”.
Ndërsa më pak se pesë vjet më parë, kur spekulimet mediatike flisnin për një takim të mundshëm Berisha-Rama për gjetjen e një emri për President, apo kur PD-ja në tentativë për të dalë me një listë me më shumë kandidatë nga radhët e saj për president (të paktën katër), më tepër për të kënaqur PS-në e për ta “joshur” të merrte pjesë në votim, qoftë edhe sa për kuorum, se sa për t’ia kallur Bamir Topit, sërish Bamir Topi ankohej pse shihte ëndrra me kallje. Dhe jo vetëm kaq, po i shumëdëshiruar prei tij posti i presidentit, jo aq nga PD-ja për t’ia kallur atij, Bamir Topi ishte i gatshëm të ballafaqohej edhe në popull, vetëm për atë “çik Presidencë”, pavarësisht se sot i duket se ia kanë kallur, duke e bërë President me zor.
Për të gjithë ata që nuk e mbajnë mend turfullimin e Bamir Topit në fillim-korrikun e vitit 2007, mjafton të kujtojmë një pjesë të këtij turfullimi të shprehur prej tij, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, në 3 korrikun e pesë viteve më parë, intervistë në të cilën nuk e fshihte zemërimin edhe për “gijotinën e xhelatit politik Edi Rama”.
“Emri im do të lartësohet vetëm në momentin kur të futet në linjë të një konkurrimi zyrtar dhe sidomos për këtë jam shumë i qartë, në rast se emri im do të ishte në një fushatë presidenciale të një zgjedhjeje nga populli”, shprehte Bamir Topi këmbëngulshëm gatishmërinë e tij, për ta lënë veten t’ia kallte PD-ja. 
Ndryshe kjo këmbëngulje mund të lexohet me kallje që ai i ka bërë vetes, duke bërë të pamundurën për të mos i ikur nga duart ajo “çik Presidencë”.
Por përpos kësaj, sikurse rrodhën ngjarjet e atij fillim-korriku, Bamir Topi ia doli që të ngelej “i vetëm trim në luftë”, lexuar ndryshe, si i vetmi që pranoi me dëshirë për t’ia kallur PD-ja, duke e kandiduar e më pas edhe zgjedhur si President.
Sot, pesë vjet më pas, kur ajo “çik Presidencë” po i ikën nga duart, ai ka kuptuar dhe ankohet se ia kallën.
Për aq sa zgjedhja për t’ia kallur PD-ja, por edhe për aq sa rikthimi i tij i mundshëm te PD-ja është “një kapitull i mbyllur”, janë thjesht dhe vetëm zgjedhje të tijat, në kuadrin e rikthimit të pritshëm “në politikë jo si konsumator i politikës, por si një personazh aktiv që ka mbi supe një përvojë shumë të gjatë në politikë”, apo nisur edhe nga perceptimet mediatike, se nuk do të jetë kryetar i partisë së re me “kryetar” Gazmend Oketën, ka vend për Bamir Topin, që sikurse u deklarua dy net më parë si “një personazh aktiv që ka mbi supe një përvojë shumë të gjatë në politikë”, por edhe “i realizuar në karrierë”, të bëjë kujdes e të mos ankohet sërish nesër kur të jetë ish-president, se bie fjala, ia kalli edhe partia më e re, ku ai pritet të bëhet pjesë...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›