Analizat, tarifat e reja për t‘u kontrolluar
Lamtumirë paptest falas, tashmë duhet të paguash për ekzaminimin që të siguron ndërhyrjen në kohë për të shmangur rrezikun nga kanceri i qafës së mitrës. Mbyllja e muajit nëntor i ka dhënë fund edhe mundësisë për t‘u diagnostikuar falas në vendin tonë, pasi shënon fundin e zbatimit të projektit që mbështetej nga programi Interreg 3. Nëse dje ishte fatkeqësi, sot vdekja nga kanceri i qafës së mitrës është një neglizhencë. Ky është mendimi i ekspertëve, pasi kryerja e paptestit, me gjithë fushatat e ndryshme ndërgjegjësuese, vazhdon të shihet si një ekzaminim jo rutinor nga gratë e vajzat shqiptare. Gjinekologia dhe njëkohësisht koordinatorja e këtij projekti, Alma Tedeschini, është shprehur për gazetën se patologjia në vendin tonë është 3 herë më e lartë se sa në botë. Në kuadrin e një projekti të Interreg 3, në Durrës nga fundi i muajit korrik e deri në fund të nëntorit kanë përfituar nga kryerja falas e tij afro 2500 gra. Të tjera të interesuara duhet të presin për vazhdimësinë e mundshme të këtij projekti, ose do t‘u duhet të paguajnë për ekzaminimin që ende nuk konsiderohet i nevojshëm dhe si i tillë do të lihet për një kohë tjetër. Atëherë kur të ndiejnë ndonjë shqetësim dhe kur ndoshta mund të jetë vonë. "Ishte një mundësi shumë e mirë. Sapo e mora vesh që bëhej falas thashë pse të mos përfitoj dhe e bëra. E mendova si diçka të sikletshme dhe të dhimbshme, por nuk ishte aspak. Mezi pres të marr rezultatin, ndërsa jam e bindur që s‘do ta kisha bërë paptestin vetë, ashtu si një analizë që duhet për shëndetin", thotë Lida, një nga gratë përfituese të projektit. Ndërkaq, konstatimi për një patologji të lartë të frikëson, por mjekja shprehet se situata do të ishte ndryshe në rast se paptesti do të kthehej në një edukatë familjare, ku të gjitha femrat aktive seksualisht t‘i nënshtroheshin për të konstatuar në kohë problemet që mund të kenë dhe veçanërisht për të parandaluar sëmundjen e rëndë. Në morinë e grave që kanë përfituar nga projekti i depistimit falas të popullatës femërore, mjekja ka vërejtur me shqetësim se rreth 98 për qind e grave dhe vajzave e kryejnë testin për herë të parë. Në kushtet e Shqipërisë, ajo thotë se një grua që të jetë e qetë duhet ta kryejë mamografinë dhe paptestin çdo vit për 3 vjet rresht dhe më pas t‘u nënshtrohet kontrolleve rutinore që i parashikojnë këto ekzaminime një herë në 3 dhe 5 vjet. Nëse në rezultatet e paptestit konstatohen lezionet prekanceroze, atëherë sëmundja është plotësisht e kurueshme. Moskapja në kohë e saj ka çuar në pasoja për jetën shumë gra. Mjekja tregon rastin e tri grave që kanë ardhur pa ndonjë shqetësim të veçantë, por thjesht për të kryer paptestin falas dhe rezultatet kanë qenë negative. Në këtë mënyrë mjekja përcjell mesazhin se çdo grua nga mosha 25 deri në 65 vjeç duhet ta kryejë atë pranë qendrave të depistimit. Ndryshe nga shumë vende të civilizuara të botës, ku mamografia dhe paptesti janë pjesë e analiza rutinë, realiteti shqiptar servir ende ndrojtje e ndonjëherë dhe frikë nga ndërmarrja e nismës për të kryer ekzaminime të kësaj natyre, pavarësisht rëndësisë që shumëkush e kupton se ato kanë për shëndetin. Përveç paptestit pranë Qendrës së Depistimit në Durrës, u ofrua falas edhe kolposkopia, rezultatet e së cilës jepen menjëherë, ndryshe nga përgjigjet e paptestit që merren 3 javë më pas. Tashmë projekti që ofronte këto ekzaminime falas në 4 qytetet Tiranë, Durrës, Shkodër e Fier është mbyllur dhe një grua duhet të paguajë për këto analiza nga 2700 deri në 3200 lekë të reja, pa llogaritur vizitën mjekësore.
Ǒështë paptesti?
Paptesti mundëson konstatimin e ndryshimeve të qelizave në qafën e mitrës dhe tregon nëse pacientja ka një infeksion, qeliza anormale në këtë zonë, ose kancer cervical. Ai mund të shpëtojë jetën, pasi arrin të konstatojë që në fazat e hershme shenjat e kancerit të qafës së mitrës. Dhe nëse kjo ndodh, shansi për të kuruar këtë kancer është shumë i lartë. Ky test mund të konstatojë infeksionet dhe qelizat jonormale në këtë zonë të trupit, të cilat më pas kthehen në qeliza kancerogjene. Duke bërë paptestin, një grua i jep mundësi jetës së vet për të parandaluar kancerin, nga i cili çdo vit humbin jetën shumë gra. Sipas mjekëve është e rëndësishme që të gjitha gratë ta kryejnë këtë test si pjesë të analizave rutinore për kujdesin personal shëndetësor. Ata rekomandojnë që paptesti të bëhet nga mosha 21- vjeçare e në vazhdim dhe nën këtë moshë, nëse e reja ka qenë aktive seksualisht për të paktën 3 vjet. Edhe gratë që kanë kaluar në menopauzë duhet ta bëjnë atë.