E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumçi: Reforma në drejtësi është në rrugë të mbarë

Para pak ditësh, deputeti i PD-së, Aldo Bumçi, ka theksuar se deri më tani reforma në drejtësi është në rrugë të mbarë. Sipas tij, Kuvendi ka kaluar me konsensus ligjin për pushtetin gjyqësor, ka kaluar me konsensus ndryshimet kushtetuese, që në një pjesë preknin çështjen e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm dhe ndryshoi formulën e raportimit nga informim në raport të Prokurores së Përgjithshme. Bumçi deklaroi se Ministria e Drejtësisë ka sjellë një paketë që përfshin shumë ligje, disa prej të cilave janë miratuar tashmë. Duke vlerësuar punën e bërë nga Komisioni i Ligjeve dhe kontributin që ka dhënë në miratimin e shumë projektligjeve opozita, Bumçi ka theksuar se fusha e drejtësisë është apolitike dhe kërkon edhe votat e opozitës për të miratuar ligjet e rëndësishme. Bumçi ka kujtuar se konsensusi i opozitës për miratimin e paketës së drejtësisë është mjaft i rëndësishëm, pasi duhen 3/5 e deputetëve për t‘i miratuar dhe kjo, ka deklaruar ai, do t‘i duhet çdo mazhorance neve sot dhe të majtës nesër, pasi 84 vota nuk është e lehtë t‘i kesh, ka vijuar Bumçi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›