E Shtunë, 31 Tetor 2026

Analizë mbi analizë

Kaloi një muaj dhe biskota “Jaffa” vazhdon të shitet nëpër marketet kosovare. Krejt kjo sherri i analizave që, sipas Inspektoratit Sanitar, janë ende në Slloveni. Vetëm Kosova ka vepruar kështu. Shtetet fqinje ka kohë që e kanë hequr këtë produkt nga tregu. Ekspertët thonë se jeta e qytetarëve është në rrezik. Nga Agon Sinanaj më 29 mars 2011 në ora 09:51

Edhe pse është vërtetuar së është kancerogjen, keksi “Jaffa” vazhdon të shitet nëpër marketet kosovare. Përveç në qendrat e mëdha, ky prodhim mbetet në shitje edhe nëpër dyqanet e vogla.

Krejt kjo për shkak të analizave që Inspektorati Sanitar i Kosovës i ka dërguar në Slloveni. Ndërkohë, po bëhet gati një muaj që kur ky produkt është shpallur kancerogjen dhe nuk ka diçka konkrete.

Zëvendësinspektori në ISK, Ibrahim Tërshnjaku, ka thënë se ende janë në pritje të analizave të dërguara në Slloveni.

“Ende nuk kemi marrë asnjë rezultat nga analizat e dërguara në Slloveni. Ne jemi në pritje të ardhjes së tyre dhe shpresojnë që shumë shpejt t’i kemi këto rezultate”, ka thënë Tërshnjaku.

E, ekspertët e lëmit të ushqimit thonë se me rastin e largimit të këtij produkti nga tregjet e regjionit, kjo është dashur të ndodhë menjëherë edhe në Kosovë.

Inspektorati Sanitar i Kosovës pat lëshuar urdhëresën që ky produkt të largohet nga tregu, derisa t’i kthehen rezultatet e analizës që e kishin dërguar të bëhet jashtë vendit. Mirëpo, ky produkt në masë të madhe gjendet në tregun kosovar.

Për më tepër, ekspertët e vlerësojnë gabim të madh dërgimin për analizë jashtë vendit, pasi që, sipas tyre, nuk është dashur të bëhej analizë tjetër, vetëm të merren rezultatet e shteteve të tjera për këtë produkt.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›