Bundesligë, Bunjaku nuk ndalet shënon golin e 12
Autori i Lajmit: Redaksia
Berlin - Albert Bunjaku është shndërruar në lojtarin më të rëndësishëm të ekipit të tij, FC Nürnberg, teksa kosovari shënoi një golin e barazimit të përkohshëm në fitoren 2-1 në transfertë me Hertha BSC para më shumë se 56 mijë shikuesve në “Olympiastadion” të Berlinit. Greku Theofanis Gekas realizoi golin e parë për Hertha BSC me një gjuajtje me të majtën në minutën e 36-të (asist i Cicero), ndërkohë që 26-vjeçari Bunjaku (i rikthyer pas pezullimit) barazoi në minutën e 61-të me një gol me kokë, pas ekzekutimit të goditjes nga këndi të Risse. Në minutën e 72-të, Bunjaku goditi shtyllën. Sulmuesi grek i 1. FC Nürnberg, Angelos Charisteas, vulosi fitoren në minutën e 91-të pas pasit të vlefshëm të Gündogan. Për Albert Bunjakun bëhet fjalë për golin e tij të 12-të sezonal në 21 ndeshje të aktivizuara në Bundesliga 1, dy gola më pak se bashkëkrysuesit Edin Xheko (14), Stefan Kießling (14) dhe Kevin Kuranyi (14).
Edhe një e dhënë tjetër: Bunjaku ka shënuar gjysmat e golave që ka realizuar 1. FC Nürnberg, 24 të tillë. Ndërkohë, Hannover 96 fitoi 2-1 me Eintracht Frankfurt (e mbylli ndeshjen me 9 lojtarë) në javën e 26-të të Bundesliga 1. Ashtu siç pritej, shqiptari Altin Lala (jo i rikuperuar plotësisht) e shijoi fitoren nga tribuna “VIP” e “AËD-Arena”. Kurse mesfushori Jahmir Hyka vazhdoi ritualin e spektatorit në bankinë në fitoren 1-0 të Mainz 05 kundër 1. FC Köln. Golin për skuadrën e shqiptarit e shënoi André Schürrle (57, goli i tij i katërt sezonal). VfL Bochum i Mërgim Mavrajt humbi thellësisht 1-4 në shtëpi me Borusia Dortmund. Mavraj nuk luajti, pasi ishte i pezulluar për këtë takim.
Ky lajm është publikuar: 14/03/2010