Ançeliti zhgjedh Krespo - Sheva
24/05/2005 Trajneri i Milanit preferon argjentinasin për të luajtur në krah të Shevçenkos në finalen e madhe të Champions
Në ambientin kuqezi kanë hyrë “ethet” për finalen e madhe të Ligës së Kampioneve. Me kampionatin tashmë të lënë pas krahëve, Milani po përpiqet të mbledhë forcat për sforcimin final, që do të vendosë një sezon të tërë për kuqezinjtë. Ançeloti e ka përcaktuar tashmë formacionin që do të zbresë në fushë kundër Liverpulit, me Krespon që do të luajë në krah të Shevçenkos në sulm. Megjithatë, vetëm një ditë përpara finales së Stambollit, ndonëse është përcaktuar formacioni titullar, drejtuesit kuqezinj janë të shqetësuar për gjendjen fizike të disa lojtarëve që do të jenë në fushë nesër. Por një nga ata që nuk shqetëson është Hernan Krespo, i vetmi nga titullarët e Stambollit që ka luajtur të premten kundër Palermos, i cili ka fituar garën me Inzagin falë një forme mjaft të mirë fizike të shfaqur këto javët e fundit. Përsa i përket Andrei Shevçenkos, paraqitjet e tij kohët e fundit nuk kanë qenë nga më të shkëlqyerat, por bomberi ukrainas e ka gjetur me vazhdimësi rrugën e golit dhe është një nga lojtarët më të rëndësishëm ku mund të mbështetet Milani. Ndërkaq, Stam e Maldini kanë akoma probleme nga dëmtime të vjetra: Kapiteni, gjatë gjithë sezonit, ka vuajtur nga njëri gju, që po ndjen kalimin e viteve, por ka pasur edhe probleme muskulare në kofshë, ndërsa mbrojtësi holandez ka një gju në gjendje jo të mirë. Megjithatë, duke parë atë që është në lojë, Ançeloti nuk do të heqë dorë nga asnjëri prej tyre: në rast emergjence, është gati Kaladze, me Maldinin që do të spostohej në rolin e tij të preferuar të mbrojtësit të qendrës. Edhe Markos Kafu ka pasur probleme me frymëmarrjen javët e fundit, por pak pushim e ka sjellë përsëri në formë. Nesta, që nuk ka luajtur as ndaj Leçes, duket lojtari më në formë ne prapavijën kuqezi, duke përfshirë edhe Didën, i cili ka kryer disa gabime në ndeshjet e fundit. Në mesfushë, shpresat varen te treshja e zakonshme, që ka pushua shumë kohët e fundit dhe duhet të jetë kthyer ajo e zakonshmja, pas disa ndeshjesh ku binte në sy lodhja e tepërt. Gatuzo ka pushuar dy javët e fundit dhe do të jetë shumë i rëndësishëm për të ndaluar fantazinë e Zherardit, ndërkohë që edhe Pirlo është parë ditët e fundit në përmirësim të ndjeshëm. I vetmi që shqetëson është Sedorf, sepse ka pasur probleme fizike kohët e fundit dhe mund t’i lërë vendin Serxhinjos, megjithëse mundësitë më të mëdha janë që braziliani të futet në pjesën e dytë. Një siguri më vete është Kaka, i cili e ka nisur ngadalë këtë sezon, por muajt e fundit ka qenë në rritje të vazhdueshme dhe ka qenë nga më të freskëtit, duke u rikthyer ai i një viti më parë.