E Hënë, 2 Nëntor 2026

UEFA, sot në Shqipëri për destinacionin e financimeve

24/05/2005  Një tjetër iniciativë e UEFA-s ka sjellë në vendin tonë, inspektorët e organit më të lartë të futbollit në Evropë. Pas vëzhguesit Heinz Fauhlner, që inspektoi dy nga stadiumet shqiptare (“Roza Haxhiu” të Lushnjës dhe “Ruzhdi Bizhuta” të Elbasanit), sot pritet të mbërrijë inspektori i Patrick Gasser. Ai do të bëjë një vizitë tre ditore, pune në vendin tonë, ku në qendër të vëmendjes do të jetë verifikimi i administrimit të shumave të shumta, që UEFA ka dhënë për investime në infrastrukturën shqiptare. Këtë lajm, e ka bërë të ditur dje, zëdhënësi i shtypit në FSHF, Lysien Nurishmi, i cili ka saktësuar se inspektori i mësipërm interesohohet për destinacionin e finacimeve të “qeverisë” së futbollit në kontinentin tonë, të cila janë dhënë në harkun e programit “Hard-Trick”, për përmirësimin e disa fushave dhe ambienteve të stadiumeve shqiptare. Pritet Gasser të inspektojë 10 stadiume shqiptare, ndër të cilët edhe “Niko Dovana”, “Roza Haxhiu”, “Ruzhdi Bizhuta”, “Flamurtari” etj. A. Manallari

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›