E Diel, 1 Nëntor 2026

Preshevë, Xhandarrmëria serbe vret shqiptarin

09/01/2005  PRESHEVË -Të premten pasdite, në ditën e parë të festës së krishtlindjeve ortodokse, xhandarmeria serbe vrau një të ri shqiptar. Ngjarja ndodhi në hyrje të fshatit Miratoc të Preshevës. Vendi ku ndodhi vrasja, është fshati i parë në kufirin mes Maqedonisë dhe Serbisë dhe shtrihet në rajonin i Luginës së Preshevës. Televizioni B92 i Beogradit, njoftoi se shqipta4ri i qëlluar, është vrarë teksa përpiqej të kalonte kufirin në mënyrë ilegale. Sipas kanalit televiziv serb, shqiptari është përpjekur të kalonte ilegalisht kufirin, mes fshatrave Llojan të Maqedonisë dhe Miratoc të Luginës së Preshevës. Sipas hetimeve të para për ngjarjen, viktima mendohet të jetë nga Rahovica e Preshevës. Kjo është zona në të cilën gjatë vitit 2001, janë zhvilluar dhe luftimet e fundit mes Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës Metvegjës e Bujanocit të shpërbërë dhe forcave serbe. Në njërën prej këtyre betejave, është vrarë edhe Komandant "Delta" me shokët e tij.

Viktima

Burime jozyrtare të gazetës "Metropol" nga Presheva, konfirmuan ngjarjen e cila ka ndodhur në kufirin mes mes fshatrave Llojan e Miratoc. Sipas këtyre burimeve, djaloshi shqiptar i vrarë, quhet Dashnim Sali Hajrullahu, i lindur në vitin 1989 në Rahovicë të Preshevës. Në fshatin e lindjes së Dashnim Hajrullahut, janë shfaqur forcat e Xhandarmerisë seërbe të cilat kanë rrethuar zonën deri në orët e vona të mbrëmjes. Aty është mbajtur një tubim proteste për këtë ngjarjen tragjike. Në tubim kanë marrë ojesë edhe liderët lokalë të subjekteve politike të Rajonit të Preshevës dhe Medvegjës. Ata kanë pushtin vendor, edhe pse nuk kanë asnjë kompetencë, në komunat e Preshevës dhe të Bujanocit.

Vrasja

Ekzekutimi i shqiptarit ndodh dy ditë pasi krerët e ushtrisë serbe kanë qëndruar në disa pozicione të tyre në rajonin e Luginës së Preshevës. Xhandarmeria serbe është përforcuar dhe stacionuar si asnjëherë tjetër në këto pozicione, duke shkelur në këtë mënyrë, Marrëveshjen e Konçulit të vitit 2001, e cila parashikonte demilitarizimin e plotë të Rajonit të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Subjektet politike të kësaj zone, ende nuk kanë shprehur reagimin e tyre për ngjarjen. Në këtë zonë të Kosovës, po bëhen përgatitjet e fundit për krijimin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Rajonit të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Ky Këshill, ka gjetur mbështetjen e tri partitve politike shqiptare në pushtet. Ato janë duke kërkuar gjatë këtyre ditëve, që Këshilli të jetë jashtë kornizave të ligjit feredativ të Serbisë e Malit të Zi, ndërsa PVD-ja në opozitë kërkon që ai të jetë brenda këtyre kornizave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›