E Diel, 1 Nëntor 2026

Sëmuret në burg vrasësi i Denis Ginës

09/01/2005  TIRANË – Genci Ferhati, i dënuar tashmë me 25 vite burg me akuzën e vrasjes, ka kërkuar ndihmën e mjekëve për të përcaktuar llojin e sëmundjes. Prej ditësh ka shfaqur shqetësime në dhomën e burgut 302, ku është duke vuajtur dënimin. Dje me urdhër të drejtorit të burgut dhe rekomandim nga mjekët e Spitalit të Burgut, Genci Ferhati është dërguar në një klinikë private për të bërë skanerin. Mjekët e Spitalit të Burgut e kanë kontrolluar disa herë, por nuk kanë mundur të përcaktojnë llojin e sëmundjes. Vetëm dje, pas bërjes së skanerit, Genci Ferhati ka mësuar se vuan nga "hernia diskale". Kështu, mjekët kanë kostatuar se Ferhati ka çrregullime në shtyllën kurrizore. Vetë i dënuari Ferhati është ankuar se nuk është në gjendje të kryej lëvizje, madje disa herë është gjendur i shtrirë në krevat. Genci Ferhati vrau për larje hesapesh Denis Ginën dhe Median Shehun në vendin e quajtur "Fusha e Druve".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›