Policia: Në Shkodër dërguam pjesë radari të marrë borxh
09/01/2005 Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me dërgimin ose jo të radarit të Shëngjinit në Shkodër, natën e parafundit të vitit të shkuar. "Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, sqarojmë se në territorin e Qarkut Lezhë janë të montuar 3 radarë, njëri prej të cilëve është i montuar në skafin e policisë, që shërben për orientimin e skafit në lidhje me vijën bregdetare dhe me objektet në det. Radari i montuar në skafin e policisë ka paraqitur probleme në muajin gusht 2004 dhe për riparimin e tij ka mbërritur nga Italia specialisti përkatës që merret me programimin. Edhe pas riparimeve ka patur sërish probleme. Duke plotësuar të gjithë dokumentacionet përkatëse, në ndihmë të policisë së Lezhës janë dërguar disa pjesë të radarit të skafit të policisë së Shkodrës, skaf i cili ka qenë me defekt dhe nuk dilte në shërbim.
Pas riparimit të skafit nga ana e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër, sikurse e dëshmojnë dhe të gjitha dokumentet dhe proces–verbalet e mbajtura për riparimin dhe lëvizjen e objekteve, më datë 28.12.2004 nga ana e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër, i është kërkuar Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë t’i ktheheshin pjesët e radarit që u ishin dhënë. Më datë 30.12.2004, nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër është dërguar në Lezhë një përfaqësues për të marrë në dorëzim pjesët e radarit.
Pra, asnjë radar nuk i është hequr Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë, por i janë kthyer Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër pjesët e radarit të montuar në skafin e kësaj drejtorie.
Gjithashtu, pohojmë se pasditen e datës 30 dhjetor 2004, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Bajram Ibraj, pas një ceremonie dekorimi të një punonjësi policie në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër ka ndaluar në Lezhë, ku ka takuar efektivin e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë, të cilët i ka uruar për festat e fundvitit, duke i përcjellë në të njëjtën kohë dhe mesazhin e ministrit të Rendit Publik drejtuar efektivave të policisë me rastin e festave të fundivitit. Në këtë takim, Drejtori Ibraj shoqërohej dhe nga prefekti i Qarkut Lezhë, Gjergj Rrokaj.
Theksojmë faktin se gjatë vitit 2004, me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është bërë kompletimi me radarë i të gjithë vijës bregdetare, si dhe janë e ngritur rajone policie në Shëngjin, Velipojë, Divjakë, Vlorë si dhe Postat e Policisë në Golem të Kavajës e në Himarë.
Shkrimi i sotëm në gazetën “Metropol” apo dhe shkrime të mëparshme në këtë gazetë, apo dhe në media të tjera të shkruara, mendojmë se është i inspiruar nga burime dashakeqe dhe që kanë lidhje me krimin dhe të përjashtuarit nga Policia e Shtetit dhe persona të implikuar brenda radhëve të Policisë së Shtetit, të cilët po mundohen në çdo formë të godasin institucionin e Policisë dhe drejtuesit e saj, por në të njëjtën kohë dhe të godasin njerëzit e ndershëm e të përkushtuar që vazhdojnë të kontribuojnë çdo ditë e më shumë në Policinë e Shtetit".