E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana Faza I e veshtire gjysma e dyte me e mire

Gallatasarai

Ka rreth 5 muaj që është transferuar në radhët e skuadrës së njohur turke, Gallatasarai, por pas një fillimi të vështirë edhe për shkak të dëmtimeve dhe mungesës së konsideratës nga trajneri i atëhershëm, Frenk Rajkard, Lorik Cana tashmë ka gjetur buzëqeshjen me ardhjen e George Haxhit. Në një prononcim për “CNN”-in turk, shqiptari bën një analizë për ecurinë e skuadrës së tij në gjysmën e parë të sezonit. "Ka qenë një periudhë e vështirë për ne. Të gjithë e dimë se duhet të renditeshim në majën e tabelës, duke luftuar për vendin e parë, por nuk ka qenë e lehtë. Në këtë fazë të parë kemi pasur shumë probleme, mbi të gjitha për sa u përket dëmtimeve. Por shpresoj se gjysma e dytë e sezonit të jetë e mirë. Për sa unë kam parë gjatë kësaj kohe në skuadër, ka potencial dhe mendoj se e ardhja e klubit do të jetë e mirë”, përfundoi mesfushori shqiptar i ekipit të Gallatasarait.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›