Zof: Gjithçka me Fiorentinën

26/01/2005
Fiorentina ka prezantuar trajnerin e ri, Dino Zof. “Drejtuesit nuk më kanë thënë asnjë objektiv, ka thënë Zof, por sigurisht që presin shumë”. Ish- trajneri i Kombëtares i ka kërkuar klubit që të investojë mbi merkaton, për të riforcuar grupin. “Tani ka disa lojtarë të rëndësishëm të dëmtuar, ka shpjeguar Dino dhe ky është një problem. Shpresoj që të më ndihmojë drejtor Lukezi, me ndonjë transferim, për të patur mundësi që grupi të bëhet më kompakt”. Pas takimit dhe përqafimeve me ish- trajnerin Ferruçio Valkarexhi, (i cili është prezent në sallën e shtypit), Dino Zof, flet për Fiorentinën dhe futbollin në përgjithësi. “Jashtë fushave të lojës ka ndryshuar diçka, në lidhje me mua dhe lojën, ndërsa futbolli është përherë i njëjti. Fusha e lojës ka përherë përmasat që ka patur. Më pas ajo që ndodh përjasht, mua më intereson pak. Politika e çon përpara klubin. Fola me Diego Dela Valen dhe me presidentin dhe që të dy më dhanë shumë besim. Ndërsa, për sa i përket të tjerave, nuk më interesojnë. Unë jam vetëm trajner dhe trajneri duhet të mendojë vetëm për lojën, politika nuk më intereson absolutisht”. Më pas i bën një apel klubit, për ndonjë ri forcim, i cili do të vijë: akordi me Kruzin është shumë afër. “Jam shumë i bindur që mund të bëj shumë mirë, ka shpjeguar Zof, sepse kam një grup me lojtarë të mrekullueshëm, por dëmtimet e lojtarëve janë një problem. Shpresoj që klubi të më ndihmojë me ndonjë transferim, për të patur një grup më kompakt”.