Ançeloti: “Dinjo e kalon natën në disko? Mund të shkojë në shtrat në orën 5”
Lajmi i përhapur me shpejtësi se Ronaldinjo e kishte gdhirë në një diskotekë të Milanos nuk duket se e ka futur në mendime të thella teknikun e Milanit, Karlo Ançeloti. Ronaldinjo kishte qenë në shoqërinë e Adrianos së Interit, i famshëm për frekuentime të tilla. “Është kthyer vonë? Kur? Në çfarë ore?” - pyet me shaka Ançeloti. “I kisha dhënë lejë deri në orën 5, kështu që nëse është kthyer në orën katër, atëherë akoma më mirë. Të dielën mund të bëjë ç’të dojë, nuk jam tutori i tij. Nëse është kthyer në orën 4 duket që nuk e çmoj si një gjë të mirë”.
SYTË TE SIENA – Tekniku kuqezi preferon të mendojë për kampionatin dhe të mundë Sienën. Infermieria kuqezi është e mbushur plot. “Për të mërkurën do të vlerësojmë gjendjen fizike të Gatuzos, Sedorfit e Ronaldinjos. Nuk trembemi nga lodhja, skuadra është mirë. Në Siena do të bëjmë një ndeshje sulmuese, do të jetë një ndeshje e hapur”, - tha Ançeloti.
TITULLI - Në luftën për titull horizonti duket shumë i gjerë. “Kampionati është i hapur. Napoli dhe Udineze mund të qëndrojnë para nesh për shumë kohë. Titulli është një objektiv i madh, një stimul që na bën mirë. Mendoj se Milanit mund ta fitojë. Interi? Pak a shumë më duket se ka të njëjtin rendiment të kampionatit të kaluar. Murinjo është një trajner e një person i zoti, opinionin im për të nuk ndryshon”.
Adriano, “viktima” e parë e Murinjos
Adriano është “viktima” e parë e nervozizmit të trajnerit të Interit, Hoze Murinjo. Braziliani ndodhej në “listën e zezë” të teknikut zikaltër, pas barazimit në shtëpi kundër Xhenoas. Adriano mbërriti me vonesë në stërvitje dhe Murinjo e ndëshkoi duke e dërguar në shtëpi. “Perandori” nuk është thirrur edhe në ndeshjen e së mërkurës kundër Fiorentinës.
Seria A, Java 9
29.310.2008
Bolonja-Juventus
Katania-Udineze
Kievo-Lacio
Fiorentina-Inter
Xhenoa-Kaljari
Leçe-Palermo
Milan-Siena
Napoli-Rexhina
Roma-Sampdoria
Torino-Atalanta
Renditja
Pas javës 8
Interi 17
Napoli 17
Udineze 17
Milan 16
Fiorentina 16
Katania 15
Lacio 13
Atalanta 13
Xhenoa 13
Palermo 12
Juventus 12
Leçe 9
Siena 9
Roma 7
Sampdoria 7
Kaljari 7
Kievo 6
Bolonja 6
Torino 5
Rexhina 5
Del Piero, kapiteni jo kundër Bolonjës
Kapiteni i Juventusit Del Piero dhe mbrojtësi Legrotaje nuk janë në listën e të thirrurve për ndeshjen kundër Bolonjës. Dy fitoret rresht kundër Realit dhe Torinos e kanë ngrohur ambientin bardhezi. Trajneri Klaurio Ranieri: “Të bësh pikë në këtë situatë emergjente është e rëndësishme. Në Bolonja nuk do të jetë e lehtë, pasi tregohet e vështirë më të mëdhenjtë. Duhet të vazhdojmë si në Ligën e Kampioneve dhe në derbi”.
Bogdani kundër Tares
Kievo e sulmuesit shqiptar Erjon Bogdani do të presë sot Verona Lacion e Igli Tares. Ish-kapiteni i Shqipërisë kryen rolin e drejtorit Sportiv të Lacios. Bogu ende është pa gol në Serinë A gjatë tetë ndeshjeve të para të këtij sezoni. Ndeshja është shumë e rëndësishme për të ardhmen e trajnerit të Kiveos, Jakini dhe sipas leggo.it, Bogdani do të jetë pjesë e “tredhëmbëshit” në skemën 4-3-3.
K.Ronaldo: “Te Mançesteri për Fergusonin”
“Qëndrova te Junaitid vetëm për Fergusonin”. Ky është shpjegimi që dha Kristiano Ronaldo për të mos e lenë Mançester Junaitidin për Realin e Madridit. “Sër Aleksi ka qenë gjithmonë një inspirues i madh për mua, jam këtu për atë”, - tha portugezi, “Tani koka ime është te Junaitid. Dua të fitoj Premier Ligën dhe Ligën e Kampioneve edhe një herë tjetër”. Ronaldo u rikthyer nga një dëmtim në mes të shtatorit dhe deri tani ka shënuar vetëm tre gola: “Prioriteti im është jo të shënoj shumë gola, por të luajë mirë”.
29 Tetor 2008