Xhenifer Lopez martohet për të dytën herë
Xhenifer Lopez dhe Mark Antoni në një prej mbrëmjeve të kaluara kanë fituar papritur një shumë të madhe në një kazino. Gëzimi e ka shtyrë çiftin e famshëm të organizojë një mbrëmje madhështore, ku kanë vendosur të martohen për herë të dytë, duke ftuar në mbrëmjen e veçantë festive të gjithë miqtë e tyre. Këngëtarja me famë botërore Xhenifer Lopez dhe bashkëshorti i saj Mark Antoni janë martuar para katër vitesh, megjithatë kjo nuk i pengon mesa duket që të bëjnë përsëri një martesë të dytë, ku të përsërisin ritualet e lidhjes së tyre me një “Po. Në të mirë e në të keq, derisa vdekja të na ndajë!” E gjitha kjo ka ndodhur në Caesars Palace Forum Toëer Penthouse në Las Vegas.
Kështu pra, së bashku me lojtarin e baseball-it Carlos Beltran (Nju Jork Mets) dhe bashkëshorten e tij Jessica, Xhenifer dhe Mark në darkë kanë fituar një shumë të mirë parash në një kazino dhe pas kësaj kanë vendosur të martohen përsëri.
29 Tetor 2008