E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ançeloti: Do ketë ekuilibër deri në fund

Karlo Ançeloti është i bindur: "Mendoj se është një ekuilibër, që do të zgjasë deri në fund të kampionatit". Tekniku kuqezi, i intervistuar nga "Sky", shprehet për luftën për titull dhe për barazimin me Leçe: "Jetoj në këtë ambient prej shumë vitesh dhe e di që gjithçka mund të ndodhë, siç mund të ndodhë të fitohen ndeshjet në minutën e 90". Ndërsa për kampionatit nënvizon ekuilibrin, i cili do të shoqërojë deri në fund luftën për titull: në luftë janë shumë skuadra dhe besoj se këto skuadra, me karakteristika të ndryshme, i kanë të gjitha mundësitë që t‘i shkojnë deri në fund". Ndërsa, për sa i përket të ardhmes, Ançeloti pohon se do bëhet trajner i Kombëtares, por nuk është e thënë trajneri i Italisë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›