E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pepe Reina: Ende nuk jemi për titull

Portieri i Liverpulit, Pepe Reina, është i shqetësuar se Liverpuli nuk ka eksperiencën e mjaftueshme për të fituar titullin kampion në Premiership. Edhe pse nuk është zgjedhje e parë me "La Furia Roja", ai ka qenë pre e skuadrës që hodhi pas krahëve zhgënjimet e shumë viteve, duke fituar gjatë verës Evropianin 2008. Gjithsesi, "gardiani" është i shqetësuar kur bëhet fjalë për ekipin tjetër me fanellë të kuqe, Liverpulin dhe prej specialistëve, të cilët e vlerësojnë skuadrën e Rafa Benitez si të denjë për të triumfuar në Angli, pas 18 vjetësh "agjërim". Rivalët si Mançester Junajted apo Çelsi e njohin rrugën për në "tokën e premtuar", duke qenë se janë shpallur kampionë gjatë viteve të fundit. Për këtë arsye, Reina është i shqetësuar se ndoshta Liverpuli nuk do të dijë si t‘i japë fund dominimit të tyre. Për gazetën "Daily Star", portieri ka deklaruar: "Klubi nuk e ka fituar kampionatin prej shumë kohësh dhe nevojitet sakrifica e çdo lojtari që është pjesë e kontingjentit për të ndryshuar historinë. Junajted dhe Çelsi kanë eksperiencë, pasi e kanë fituar titullin në të kaluarën dhe gjatë viteve të fundit. Ata e dinë si mund të triumfosh në Premiership, ndërsa në anën tjetër, kjo është pika e dobët e Liverpulit". Padyshim që tekniku Benitez shpreson se yjet spanjollë të skuadrës do të ndihmojnë me eksperiencën e tyre për të arritur suksesin edhe në kampionat.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›