E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreshnik Qato, i gatshëm të provojë ëndrrën amerikane

Kreshnik Qato më në fund ka vendosur t‘i rikthehet ringut. Dhe një gjë të tillë, mbajtësi në fuqi i titullit të kampionit të botës në versionin WBF për peshën e mesme, ka vendosur ta bëjë pikërisht në "tokën e ëndërruar", Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të duhet të ndeshet më 20 dhjetor të këtij viti. Lajmi është bërë i ditur nga "boxalb.com". Pas tetë muajsh pushim, Qato mendon se tashmë duhet të riveshë sërish dorezat e boksit. Do të jetë amerikani David Estrada, kundërshtari me të cilin do të përballet boksieri durrsak. 29-vjeçari nga Chicago është një boksier me një bilanc tejet pozitiv prej 22 fitoresh dhe 5 humbjesh. Në pjesën më të madhe të karrierës së tij, Estrada ka boksuar në kategorinë "velter" dhe është përballur me emra të mëdhenj të ringut profesionist botëror si Shane Mosley, aktualisht numri 2 i botës në kategorinë "velter" dhe ish-kampion bote, prej të cilit është mposhtur me pikë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›