Moxhi, vjen lamtumira me akuza
Luçiano Moxhi kthehet të flasë. E bën me deklarata spontane të dhëna gjatë procesit "Gea", shoqërisë që menaxhonte shumë lojtarë dhe për të cilën është i akuzuar edhe i biri i tij Aleksandro, Franko Zavaglia, Davide Lipi, Paskuale Galo e Françesko Çeravolo, për grup kriminal i finalizuar me konkurrencë të padrejtë me dhunë dhe kërcënime.
LAMTUMIRA - "Futbolli është një botë që nuk më intereson më, sulmon Big Luçiano, nuk dua të kthehem. Do ta shikoj nga jashtë si një gazetar kritik. Kam fituar tituj dhe kupa, jam ai që ka shitur një futbollist me çmimin më të lartë të historisë, Zidanin për 150 miliardë (lireta). Kam sjellë rezultate dhe përfitime për aksionerët e Juves, dhe pastaj jam larguar me Xhiraudon në mënyrë jo të mirë. Ajo që ndodh sot është më e keqe se ajo që ndodhte më parë, por nuk ankohet askush. Ata që komandonin atëherë, vazhdojnë të jenë akoma në krye. Futbolli nuk dëshiron të ndryshojë, siç thoshte komisari i mrekullueshëm, Rosi, kur vendosi të linte detyrën".
SULM FRONTAL - Shënjestra numër një e Moxhit është Franko Baldini, ish-drejtori sportiv i Romës dhe aktualisht në stafin e Kombëtares angleze me Fabio Kapelo. "Franko Baldini është ai person, i cili para një ndeshjeje, Roma-Juventus, ka diskutuar me mua për problemet e futbollit dhe se si mund të zgjidheshin. Baldini është ai person, i cili i thoshte Baiokos, që të rinte mirë për një vit te Peruxhia, për të kaluar më pas te Roma në parametër zero, të cilën nuk mund ta bënte, ngaqë Baioko ishte në tratativa për rinovimin e kontratës me Peruxhian. Është ai personi, i cili thoshte se, Mesina ishte një shoqëri e kontrolluar nga unë, pasi i kisha shitur disa lojtarë me çmime të lira për të përfituar favore: ndërsa futbollistët e Juventusit shkonin te Mesina në formë huazimi. Baldini ka thënë shumë gjëra, të cilat nuk qëndrojnë as në qiell dhe as në tokë, për shembull historia e tratativave me Livornon për Kielinin. Nuk kishte asnjë komplot të Juventusit: Roma në ato momente nuk mund të blinte, por vetëm të shiste. Ne nuk donim ta shqetësonim Romën, dhe ishte Spineli, ai që kërkonte tratativa". Por, edhe drejtuesit aktual të Romës janë në shënjestrën e Moxhit: "Tani të gjithë thonë se i pranojnë gabimet e gjyqtarëve, por që ankohet është zëvendëspresidentja e Legas, Rosela Sensi, që Ministria e Rendit e njeh mirë". Por, në këtë pikë, prokurori Luka Palamara e ka ndërprerë Moxhin.
BABE E BIR - E ka zhvendosur objektivin më pas mbi Korrado Grabin, një dëshmitar të procesit, sulmuesi, i cili kaloi transit te bardhezinjtë në fillim të "erës" Moxhi. Big Luçiano më pas ka folur për raportin me të birin Aleksandro: "Kur më thoshte të merrja Odon e Liveranin, iu përgjigja se nuk më interesonin, por kur më tha të merrja Mutu, e mora menjëherë. Kjo pasi jo gjithmonë i jepja të drejtë. Ndonjëherë im bir kishte frikë të më telefononte prej përgjimeve, dhe kjo në një vend demokratik nuk mund të ndodhë. Akuzohem se jam një ortak kult i "Gea"-s: e gjitha pse kam blerë kravata nga Marinela, por unë e bërë për t‘i bërë një nder Zavaglias, sepse e njihte personalisht Mauricio Marinelan dhe për t‘i ofruar një çmim të favorshëm".