Venger kërkon De Rosin e Romës
Sirena angleze për futbollistin e talentuar të Romës, Daniele De Rosi. Destinacioni i tij i mundshëm mendohet të jetë Arsenali. Lajmi është bërë i njohur nga gazeta e përjavshme angleze "Sunday Mirror", e cila flet me bindje për këtë gjë: "Arsen Venger kërkon Daniele De Rosi". Sipas gazetës ishullore, trajneri i skuadrës së Arsenalit, por mendon seriozisht "kapitenin e ardhshëm", i cili do të mund të zëvendësojë Fabregas, që zërat e shumtë të korridoreve e shikojnë në një ikje në drejtim të Spanjës, me destinacionin e përcaktuar tashmë: Barcelonën. E kotë është të thuash se sa e vështirë do jetë ta shikosh të realizuar shpresën e trajnerit të topçinjve. Tifozët verdhekuq mund të flenë të qetë.