E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ançeloti: Finalja e parë në Romë

20/03/2005  Trajneri kuqezi eviton komentet mbi Ligën e Kampioneve dhe kërkon përqendrim te sfida e sotme

Pas humbjes në Kupën e Italisë, kundër Udinezes, Milani i kthehet kampionatit, duke nisur nga ndeshja e vështirë kundër Romës, spt në mbrëmje. Në qendër të vëmendjes është akoma shorti i Ligës së Kampioneve, kundër Interit, por Karlo Ançeloti preferon të flasë vetëm për dy ndeshjet e radhës në kampionat, kundër Romës e Breshias.

Ançeloti, ç’farë ndeshje do të jetë ajo kundër Romës?

E dimë shumë mirë që bëhet fjalë për një sfidë tepër delikate. Roma është në një gjendje psikologjike të veçantë, do të jetë shumë luftarake, por për ne është e rëndësishme të mbajmë hapin e Juventusit.

Keni folur më për ndeshjen kundër Udinezes?

Kemi gabuar shumë, por argumenti është i mbyllur tashmë. Në Romë do të jetë një Milan i përqendruar, Milani i zakonshëm.

Që tani po flitet për derbin e Ligës së Kampioneve.

Do të kemi kohë për të diskutuar, por tani nuk dua të flas për atë sfidë, do ta bëj vetëm pas sfidës me Breshian. Duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës, kundër Romës, që është si një finale për ne, sepse cetëm kështu mund të shkojmë në derbi të kthjellët.

Si u duket Roma, pas fitores në Kupën e Italisë?

Pashë një skuadër plot stimuj, të përqendruar dhe më të përgjegjshme se në të kaluarën. Bruno Konti do të ketë një rol shumë të rëndësishëm në kalimin e peridhës negative në të cilën ndodhet Roma.

Dy fjalë për Bruno Kontin...

Kemi kaluar 8 vjet së bashku, në stërvitje, nëpër grumbullime dhe në fushë. Kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer dhe kam pirë shumë nga cigaret e tij. Konti ka qenë një lojtar shumë i talentuar, me një të majtë të jashtëzakonshme.

Do të mungojë përsëri Sheva.

Është mirë, por ndjen akoma disa shqetësime të vogla, ndaj vendosëm të mos rrezikojmë. Megjithatë, shumë shpejt do të jetë ai i mëparshmi.

A do ta blinit Kasanon, po të mundnit?

Do të doja të bisedoja më parë me të, pasi një takim është i nevojshëm, por lojtarët nuk merren vetëm për cilësitë, por edhe për nevojën dhe besoj se Milani në atë rol ka shumë cilësi. Gjithsesi, Milani i mirëpret gjithmonë lojtarët e talentuar.

ǒfarë mund t’u thoni lojtarëve që luajnë më pak?

Zvogëlohet numri i ndeshjeve, por lojtarët duhet të jenë gjithmonë gati, stimuli duhet të jetë i tillë që të luash çdo ndeshje si një finale të Ligës së Kampioneve. Nuk ka rëndësi sa luan, por si i luan ato minuta që ke në dispozicion.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›