E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tamaro, nuk beson te shpirti po tek ADN-ja

20/03/2005  “Përgjigjmu”, nuk e ka ngujuar këtë herë shkrimtaren Susana Tamaro në tre histori të vërteta, që vjen e përkthyer në shqip nga Vjollca Lisi, botimet “Onufri”. Ky libër përmban tre rrëfenja të shkruara në vetën e parë, për fat të keq, të vërteta dhe aktuale. “Nëse nuk dimë të përkufizojmë urrejtjen, si mund ta përkufizojmë dashurinë? Çdo fjalë më tej rrezikon të bëhet prekëse. Unë mund të them vetëm këtë; nuk ka pasur ditë, orë, minutë, që mendimi im të mos ketë qenë përqendruar tek...”. Historia e Rozës, jetimja e një prostitute, e cila nuk arrin të gjejë një vend në jetë, ajo e një nëne, e cila nga frika bën gabime të pafalshme, dhe ajo e agronomit Saverio, i cili vret nga dashuria e tepërt, përmblidhen në një ide: nevojën për të qenë të dashuruar dhe i mirëkuptuar. Histori të dhimbshme, të cilat vetën në rreshtat e fundit ndriçohen nga një dritë e pakët. Gjuha e tekstit është e ngjeshur, e thatë, depërtuese si një shpatë që godet thellë midis meskinitetit dhe egoizmit të qenies njerëzore. E njohur dhe e përkthyer në 40 gjuhë të botës, kjo përmbledhje me tregime është ribotuar shtatë herë në origjinal gjatë vitit 2001.

Susanna Tamaro, lindur më 1957 në Trieste, aktualisht, jeton në Orvieto, është ndër shkrimtaret bestseller në Itali dhe në botë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›