Bëmat seksuale dhe dobësitë e Kadaresë

20/03/2005 Kinkaleria e botimeve të Kadaresë
Kur në vitin 1970, Ismail Kadare arrin bumin e parë të botimeve në gjuhët kryesore të Evropës dhe të Amerikës, në Shqipëri të dhënat mungonin krejtësisht. Edhe sot e kësaj dite, kritika letrare nga vendet e ndryshme, në gjuhët ku është përkthyer shkrimtari shqiptar, nuk ka mbërritur deri në shtypin shqiptar. Janë të rralla rastet, përpos servirjes personale nga shkrimtari në media, po megjithatë në këto vite kanë filluar të depërtojnë shkrimet që po botohen për shkrimtarin shqiptar dhe veprat e tij. Për të mbyllur këtë vakum, studiuesi Bashkim Kuçuku, plotëson në botimin e dytë “Kadare në gjuhët e botës”, gjithë informacionin që e kanë bërë të përbotshme veprën e Ismail Kadaresë.
“Kadare në gjuhët e botës” ridel për të sjellë botimet dhe ribotimet e veprës së Ismail Kadaresë gjatë viteve më të fundit (2001-2004). Kadareja në gjuhët e botës përmban këto të dhëna të reja krysore; është njëjtësuar botimi i veprës së Ismail Kadaresë në gjuhën kineze, 1992, dhe në esperanto, 2000. Me kinezishten dhe esperanton botimi i saj arrin në 35 gjuhë, duke përfshirë edhe shqipen.
Gjithsej janë shënuar 163 botime të reja dhe ribotime, prej të cilave 61 në shqip dhe 102 në gjuhë të huaja, përkatësisht 39 në frëngjisht, 9 në anglisht, 5 në portugalisht, 5 në gjermanisht, 5 në rumanisht, 5 në greqisht etj. Në këto vite, më tepër është botuar romani “Lulet e ftohta të marsit” (9 gjuhë), “Tri këngë zie për Kosovën” (3 gjuhë të tjera, përveç 9 gjuhëve të mëparshme dhe dy ribotimeve etj). Po ashtu ka një sërë ribotimesh: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, në frëngjisht, gjermanisht, rumanisht; “Dosja H”, “Kronikë në gur”, “Prilli i thyer”, “Muzgu i perëndive të stepës” etj. Për veprën e Kadaresë janë botuar 6 libra të tjerë studimorë, prej të cilëve 5 në shqip dhe 1 në frëngjisht. Për kritikët shqiptarë, kjo vepër është më shumë si leksion leximesh, ndërsa për Kadarenë është një përkëdhelje që i bëhet, duke u vendosur si në vitrinë e gjithë krijimtaria e tij në 35 gjuhë të botës.
Në gazetën “Journal de Geneve” botohet kritika e romanit të Kadaresë “Hija”, botimet Fayard, 1994
Një shqiptar në Paris
Në atë që ngjan se është romani më autobiografik i tij, Kadareja flet për kushtet ndrydhëse në të cilat gjendet një intelektual i dërguar në Francë, me synimin për t’i shërbyer si garanci kulturore regjimit të Tiranës. Dhe që nuk arrin të çlirohet, as në vendin e lirisë, nga shtresa e akullit që rëndon mbi të.
Diktatura është një sfinks i përbindshëm që nuk i ndahet asnjëherë veprës së Kadaresë. Ai nuk rresht së yshturi atë, duke zbërthyer mekanizmat më të hollë; sigurisht, në rrafshin politik dhe burokratik, por metafizik gjithashtu. Dhe ja, mbi të njëjtën temë, një roman shumë më tepër intim se të mëparshmit; i shkruar në një periudhë veçanërisht despotike në vitet 1984-1986, “Hija” përshkruan rrënojat e diktaturës në botën shpirtërore të një intelektuali, i cili mund të ishte alter ego-ja i Kadaresë.
Si quhet? Nuk ka emër, sepse në mbretërinë e errësirës ai nuk është veçse një hije: “kineast i dështuar”, shprehet ai me modesti, në vend të prezantimit. I dështuar, ndofta, por me më shumë fat se bashkatdhetarët e tij; profesioni i lejon rregullisht, si një Orfe që del nga ferri, të niset me avion për në Paris, ku “udhëheqësi i ndritur” e dërgon për krekosje në emër të revolucionit proletar.
Oh dashuria për Parisin!
Një ditë para udhëtimit të parë, ai ëndërron për bëma seksuale dhe aventura dashurie në një Francë të idealizuar prej tij. Sapo mbërrin në aeroportin e Orly-së, ai takon një aktore 23-vjeçare, Silvan Dore. Ajo i zgjat një copë letër, duke i kërkuar të shënojë në të numrin e telefonit. Por ai i ka duart si të ngrira, nuk është në gjendje të shkruaj, njësoj sikur dimri i acartë shqiptar, së bashku me kortezhin e tij të tmerrshëm, t’ia kishin ngurtësuar krejt trupin. Ai e takon sërish bukuroshen, të nesërmen, në lokalin Deux-Magots, i vendosur për t’ia prishur mendjen sa më parë. E njëjta ndrydhje e bllokon në çast dhe ai kthehet duarbosh në Tiranë! “Vendi ynë, shprehet ai, veçohej përherë e më tepër nga pjesa tjetër e botës dhe ne e ndjenim veten të privuar nga jeta tjetër”.
Pa dyshim i tillë është efekti më pervers i diktaturës; pasi u ka futur viktimave helmin e saj, ajo i pengon përgjithmonë që të jenë të lirë, të lumtur apo të dashuruar. Madje dhe kur dalin nga burgu, për të fluturuar drejt dritës... Sa herë që vjen në Francë, duke shërbyer si garanci kulturore për pashallarët e kuq të Tiranës, heroi i Kadaresë takohet me Silvanën dhe beson se do të mund të “çlirohet” në dolce vita-n pariziane. Mirëpo mbi të rëndon një ndjenjë fajësie e tmerrshme, një bllok akulli i pashpjegueshëm, që ndëshkojnë atë si Tantalin, me një etje të pashuar në vendin e begatisë. Nga Festivali i Kanës, qytetit të argëtimeve, ku shkon me një veturë të ambasadës, kineasti ynë nuk do të ruaj si kujtim veçse një përfytyrim: atë të një parkingu nëntokësor gjigant, në të cilin limuzina e madhe futet duke e rrotulluar nëpër rrathët e pafund të një skëterre, ku Dantja i jep dorën Orwell-it.
Ana tragjike, ana burleske
Ja, përsa i takon anës tragjike të romanit “Hija”, librit më autobiografik të autorit të “Pallati i Ëndrrave”. Por është dhe ana burleske gjithashtu; mbi udhëtimet zyrtare të intelektualëve me delegacionet, pritjet nëpër ambasada, gjuhën e drunjtë të atasheve kulturorë, shoqëruesit-spiunë, maoistët e Saint-Germain-des-Pres, madje dhe për ndikimin e prostatës së Enver Hoxhës mbi kinemanë shqiptare, humori i Kadaresë është i pashtershëm që përshfaq hiret e saj përtej perdes së hekurt të totalitarizmit.
Kurse damari mitologjik i romanit “Hija”, lidhet me një libër tjetër të Kadaresë, “Kush e solli Doruntinën?”, historia legjendare e vëllait të vdekur – Konstandinit - që ngrihet nga varri për të kërkuar motrën e vet Doruntinën në vise shumë të largëta.
Gjatë leximit bindesh se heroi i romanit i ngjan Kostandinit, dhe se Silvana e tij mund të quhej Doruntinë. Po kështu, mbi dashurinë e tyre rëndon një brengë e dyfishtë, një mallkim i dyfishtë; ai i diktaturës që vret ndjenjën, por dhe ai i incestit, fantazëm po aq djallëzore.
***
Kjo ngrehinë e bukur në formë spirale i lë në hije disa dobësi të romanit, sidomos një simbolikë ndonjëherë ca si tepër të theksuar.
Sidoqoftë, Kadareja, sipas mënyrës së vet, ia ka dalë të thurë me të njëjtën fije një cohë, ku gërshetohet e përkohshmja me të përjetshmen, anekdota dhe rrëfimi, jeta vetjake dhe mitet kolektive, historia intime e një dashurie të pamundur dhe universaliteti i gojëdhënave.
Andre Clavel
Journal de Geneve