E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ançeloti: Kujdes Mesinën

02/02/2005  

“Jo, jo nuk duhet të të nxitohemi: titullin mund ta fitojmë akoma”. Karlo Ançeloti nuk dëshiron të ulë kokën dhe nuk flet për asnjë katastrofë. Juve është +8, por Milani është i vetëdijshëm për forcën e tij dhe mbi të gjitha mungojnë akoma dhe 17 ndeshje, ku sot e para do të jetë ajo, kundër Mesinës: “Duhet të fitojmë. Nuk ka asnjë strategji tjetër, për të rekuperuar pikë. Ndeshja e sotme do të jetë shumë e rëndësishme dhe fondamentale. Shpirtin e garës duhet ta kemi ashtu si me Mançesterin, pas dy javësh. Ka akoma dhe shumë ndeshje për të luajtur dhe po arritëm të marrim pikët që kemi menduar, mund të arrijmë gjithçka. Juventusi është 8 pikë përpara, por Milani duhet të shikojë edhe pas shpatullave, sepse është një Inter, i cili mund ta arrijë: “Interi po kalon një moment të mirë dhe duket sikur ka arritur ekuilibrin e duhur. Duke parë shifrat, Interi ka më shumë mundësi të na arrijë neve, se ne të fitojmë titullin...”. Më pas shprehet: “Grupi ynë është shumë solid, kompakt, i motivuar dhe kampionati nuk mbaron këtu”. A mund të jetë një Milan, i cili mund të bëjë si dy vite më parë, ku zgjodhi si objektiv, Ligën e Kampioneve, duke lënë kampionatin? “Ishalla ndodh si dy vite më përpara, thotë Ançeloti, duke buzëqeshur, por në krahasim me dy vite më përpara, kemi një grup ndryshe dhe në qoftë se atëhere, duhej të zgjidhnim, tani nuk është më kështu. Do të luftojmë mbi të gjitha frontet”. Ançeloti është optimist, por edhe ndëshkues: “Kaka? Sigurisht që nga ai presim më shumë. Nuk është e para dhe as e fundit herë që nuk luan mirë. Por Kaka, këtë e them pa pikën e dyshimit, është trekuartisti më i mirë në gjithë botën, për momentin. Nuk ka nevojë për këshilla, sepse ai është vetë autokritik dhe e di që duhet t’i bëjë gjërat më të thjeshta. Më pas flet për momentin e Milanit, i cili ka hyrë në një “trendi” negativ. Jemi shumë me fat që do të luajmë shpejt dhe kemi mundësi të reagojmë.

Është shumë bukur të luash, njëherësh dhe të kesh mundësi të rihysh përsëri në lojë, pas dy humbjeve, të cilat ishin shumë të rënda”. Këtë vit, skuadrat e vogla kanë qenë ato, të cilat e kanë vënë më shumë në vështirësi Milanin: “Vitin e kaluar kemi fituar ndeshje, në të cilat nuk kemi luajtur shumë mirë me skuadrat e vogla. Dhe, na kanë dhënë shumë pikë të rëndësishme, ndërsa këtë vit kemi humbur shumë. Diferenca është e gjitha në atë pikë. Vitin e kaluar kemi fituar me Breshian, me një gol nga goditja këndore dhe me Empolin, me një gol të Kakas, nga 40 metra. Nuk besoj se Milani është duke luajtur më keq se vitin e kaluar, por më mirë. Paraqitja e së dielës nuk ishte e keqe”. Ançeloti më pas analizon: “Në dy ndeshjet e humbura jemi nisur me mendimin për të shënuar, duke u hedhur në sulm, por nuk ia kemi arritur, madje jemi ndëshkuar. Me Livornon jemi mundur, ndërsa me Bolonjën luajtëm”. Thuhet që tani ju kanë mësuar mënyrën se si të luani: “Edhe para dy viteve, të njëjtën gjë thanë: më pas ne fituam Ligën e Kampioneve dhe vitin tjetër, kampionatin. Në qoftë se Milani luan ashtu siç di, është e vështirë të kuptosh mënyrën se si luan”. Po Mesina? Duhet të jemi shumë konkret në lojë. Me Mesinën do të jetë një ndeshje, si me skuadrat e tjera të vogla. Ne duhet të jemi më të qetë dhe të shfrytëzojmë më me ashpërsi, rastet e golave”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›