Shqipëria e detyruar të raportoj çdo dy vjet
01/02/2005 Në vitin 1994, Shqipëria ratifikoi Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Torturës dhe Dënimeve apo Trajtimeve të tjera Mizore, Çnjerëzore ose Poshtëruese (Konventa e KB kundër Torturës). Prandaj, ajo mori përsipër detyrimin ligjor për zbatimin e dispozitave të saj – mbi të gjitha, të ndalojë dhe parandalojë torturën dhe keqtrajtimin në çdo rrethanë. Një shteti, që e ka ratifikuar këtë Konventë, i kërkohet që në mënyrë periodike të raportojë para Komitetit të Kombeve të Bashkuara kundër Torturës (KKT) lidhur me zbatimin e Konventës së KB kundër Torturës. Amnesty International në mënyrë të përsëritur i ka kërkuar qeverisë shqiptare t’i paraqesë këto raporte – i pari i të cilëve pritej në 1995, i dyti në 1999 dhe i treti më 9 qershor 2003. Prandaj, kjo organizatë i mirëpriti dy raportet e para të qeverisë shqiptare të paraqitura bashkërisht (të cilëve që këtej e tutje do t’u referohemi si raporti shtetëror), i cili iu paraqit KKT-së, në qershor të vitit 2003. KKT-ja ka programuar që ta shqyrtojë raportin shtetëror për sesionin e 34-t në maj 2005.