Kapelo: Milani nuk të tremb

02/02/2005
Kështu e ka filluar Fabio Kapelo, konferencën e shtypit përpara ndeshjes, Juventus-Sampdoria: “Në qoftë se unë do të isha kundërshtar i Juves dhe të isha –8 pikë, nuk do ta ndalja luftën për titull. Tani thonë që Milani është jashtë luftës për titull. Më përpara thonin që luante më mirë se ne. Le të thonë çfarë të donë, e rëndësishme është, të mos pendohen mbrapa…”. Por nuk është vetëm kampionati. Rumuni dje ka bërë prezantimin. Ai mund të luajë në Ligën e Kampioneve, edhe në kampionat, por vetëm në dy ndeshjet e fundit: “Një finale Juve-Çelsi? Shpresojmë”. “Jam shumë i kënaqur, sepse tani jeta ime ka marrë një sens tjetër, pas një periudhe të keqe, ka thënë rumuni. Duhet të pres akoma dhe tre muaj për të luajtur, por do të mundohem të jap maksimumin në stërvitje dhe kur të futem, pas skualifikimit, besoj se do të ndihmoj shumë skuadrën. Kisha pak nostalgji për kampionatin italian dhe besoj se ky është kampionati më adap, për kualitetin tim. Nuk besoja se do të vija te Juventusi. Shpresoj që t’ia shpërblej me sa më shumë gola”. Mutu, të shkuarën e ka hedhur pas shpatullave. “Po kokainën? Ishte një gabim, i cili nuk duhet përsëritur më. Tani jam i pjekur dhe besoj se do të kem probleme për t’u ambientuar me shokët e mi të rinj. Kamoranezin e njoh shumë mirë, kam kaluar dy vite me të te Verona. Po Çelsi? Për Murinjon mund të them që është një trajner i madh. Në Angli kalova gjashtë muaj të shkëlqyer, më pas u dëmtova dhe pata shumë probleme. Por, tani jeta ime ka ndryshuar dhe mendoj vetëm për Juven. E di që e kam shumë të vështirë për të gjetur hapësirë, sepse këtu ka shumë lojtarë të fortë. Respektoj zgjedhjet e Kapelos dhe besoj se ai është një trajner fitues. Shpresojmë të fitojmë titullin”. Për rumunin është shumë entuziast edhe trajneri bardhezi, i cili mezi pret që ta shikojë në fushë, edhe pse duhet të presë tre muaj. “Është një lojtar, i cili e rrit shumë kualitetin e skuadrës. Ishte shumë e rëndësishme që e morëm me parametra zero. Mund ta aktivizoj në fund të sezonit, në qoftë se do të kemi nevojë për forca të freskëta”. Për 11-tëshen që do të zbresë në fushë, trajneri ka akoma disa dyshime: “Në të djathtë do të luajë Birindeli, në vend të Zebinas, ndërsa për krahun e majtë nuk kam vendosur akoma. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, edhe pse jemi 8 pikë përpara Milanit. Sampi është shumë i rrezikshëm, mbi të gjitha në transfertë. Ndërsa, fjalëve që ka thënë Toti: “Shumë veta janë deklaruar si baballarë të shumë të rinjve te Roma… por merita më e madhe është e Bruno Kontit”, Kapelo i përgjigjet: “Përpara se të flasë, le të shkojë të lexojë. Ai që merret me të rinjtë, ka qenë përherë Galbiati”.