Ançeloti: Mendoj për Breshian
02/04/2005 Trajneri i Milanit bën thirrje për përqendrim te ndeshja e sotme dhe i jep një vend titullari Shevçenkos
Në prag të ndeshjes së sotme kundër Breshias, trajneri i Milanit, Karlo Ançeloti, përmbledh momentin që po kalon skuadra e tij, kur po afron përplasja e madhe në Ligën e Kampioneve, kundër Interit. Trajneri i kuqezinjve shpjegon se skuadra është mirë dhe e gatshme për sprintin final, por nuk duhet menduar më shumë se sa duhet për euroderbin: “Tani jemi në prag të sfidave vendimtare për sezonin tonë, duhen edhe dy muaj deri në fund dhe tashmë çdo ndeshje është një finale. Duhet të jemi shumë të vëmendshëm, sepse një gabim mund të kompromentojë gjithë rrugën tonë. Ndeshja me Breshian do të jetë e vështirë, sepse ata do të vijnë në Milano për t’u mbrojtur dhe për të goditur në kundërsulm. Duhet të jemi shumë të përqendruar, pasi edhe Breshia ka shumë nevojë për pikë. Nuk dua që të mendohet që tani për ndeshjen e së mërkurës, kundër Interit, pasi kështu rrezikojmë të harrojmë ndeshjen e sotme”. Më pas, Ançeloti përshkruan edhe gjendjen brenda skuadrës: “Kampionati është një nga objektivat tanë, ndaj nuk e kuptoj pse duhet të jemi të papërqendruar. Ky sezon mund të jetë i jashtëzakonshëm për ne, ndaj duhet të mendojmë për të fituar ndeshjen e radhës, ndërsa për Ligën e Kampioneve do të mendojmë vetëm pasi të luajmë në kampionat. Ambienti më duket i qetë dhe i motivuar, problemi i vetëm është se shumë lojtarë janë kthyer vonë nga ndeshjet e Kombëtareve dhe mund të jenë të lodhur”. Trajneri i Milanit flet edhe për lojtarë të veçantë: “Fizikisht, Sheva është shumë mirë, ndaj do të luajë nga minuta e parë. Më pas, do të vendosë vetë ai sa minuta të qëndrojë në fushë, në mënyrë që të mos sforcohet. Kaladze apo Serxhinjo? Duhet të shoh gjendjen e gjeorgjianit, por edhe Serxhinjo është në formë”. Edhe Pirlo, Rui Kosta e Gatuzo janë tema diskutimi: “Përsa i përket rinovimit të Pirlos, mjafton të them se Milani nuk i shet kurrë kampionët e tij, nuk ka ndodhur kurrë më parë. Rui Kosta m’u duk pak i trembur të martën, pas aksidentit ajror, por e ka marrë veten. Gatuzo dhe çështja e analizave të gjakut? Ai është nga ana e së drejtës, ka të drejtë zgjedhjeje dhe vendosi mos të jepte gjak. Më duket më e gabuar nxjerrja e emrave”. Në mbyllje, një koment për garën për titull me Juventusin: “Si ne, dhe Juventusi, jemi në një moment të mirë. Nuk na mbetet veçse të shohim para, megjithëse nuk besoj se titulli do të vendoset në takimin e drejtpërdrejtë në 8 maj, në Milano”.