Del Neri: Duhet të ndryshojmë
23/01/2005
Me mungesat e Mancinit dhe Panuçit, Xhixhi Del Neri, do të jetë i detyruar të shikojë edhe një herë, modulin e Romës: “Formacioni që do të vendos në fushë, do të varet nga kundërshtari”, ka thënë trajneri në konferencën e shtypit. “Ferrari mund të luajë shumë mirë, edhe në krahun e djathtë i ndihmuar nga Akuilani. Dakourt është mirë dhe mund të luajë. Ka thënë që nuk mund të luajë në 90 minuta? Atëhere do të luajë vetëm, kur të jetë mirë”. Del Neri më pas vazhdon: “Nuk jam i bindur se Dakourt mund të luajë një ndeshje të plotë, lodhja mund ta penalizojë më pas. Por, gjithsesi nuk ekziston asnjë problem për ridëmtim”. Për herë të parë, trajneri i Romës flet për merkaton: “Mendoj se po u largua ndonjë lojtar, nuk do ketë asnjë problem, sepse ndonjë tjetër do të vijë. Janë akoma dhe 8-9 ditë përpara mbylljes së merkatos. Operacionet e rëndësishme mbyllen përherë. Në fund duhet të përforcojmë pak grupin me ndonjë lojtar, për të ecur sa më mirë në kampionat dhe në Kupë. Mido? Në qoftë se largohet, shpresoj t’i shkojë mirë. Këtë vit ka gjendur përballë Montelën, sulmuesin më të mirë që ka Italia në këto momente”.