E Diel, 1 Nëntor 2026

Ançeloti: Një pikë mjafton

18/12/2004  

Karlo Ançeloti niset nga Liga e Kampioneve, pa fshehur preokupimet e tij: “Sigurisht që bëhet fjalë për një short të rëndë, por në qoftë se duam të fitojmë Ligën e Kampioneve, këto skuadra duhet t’i kalojmë. Mançesteri është një skuadër e madhe, me një nivel shumë të lartë dhe me një organikë të madhe, e cila deri tani, nuk ka treguar vlerat e saj të vërteta, për shkak të disa dëmtimeve që ka patur. Nuk ka për të qenë shumë e lehtë, por le të ngushëllohemi me faktin, që kemi për t’u kthyer në një stadium që na ka sjellë fat”. Ndërsa, për ndeshjen e sotme, trajneri niset nga një konsideratë: “Fitorja me çdo kusht nuk është në konditat tona”. Më pas, thotë vetëm për të qetësuar lojtarët: “Nuk kemi nevojë që të fitojmë me çdo kusht, por që të luajmë mirë. Në qoftë se do të merrnim vetëm një barazim duke luajtur mirë, do ta pranonim”. Ky është refreni i këtyre ditëve: Juve-Milan nuk është një ndeshje deçizive, edhe pse “mundet të ndikojë në vazhdimësinë e dy skuadrave”. Thuhet që Milani në këto momente, është më në formë se Juventusi. Ançelotit nuk i pëlqen shumë ky diskuktim dhe preferon të flasë për realitetin, në lidhje me klasifikimin: “Juventusi është duke luajtur mirë, në sensin që bën një lojë shumë praktike dhe pa sforcime, një lojë që në fund të fundit, çdo trajner i kërkon një skuadre. Kanë arritur t’i rregullojnë shumë shpejt gjërat, me transferimin e lojtarëve të rinj. Është një skuadër që luan përherë: edhe mundet të ketë ndonjëherë ndonjë moment vështirësie, por di ta administroj mirë”. Një ndeshje, ku përqëndrimi ka për të qenë shumë fondamental. Trajneri kuqezi e di se çfarë duhet të bëjë: “Juvja është një skuadër agresive, kështu që duhet ta administrojë sa më mirë përdorimin e topit, për të evituar që të mos sulmohet. Sigurisht, kjo gjë edhe mundet të evitohet, duke përdorur topat e gjatë, por nuk është në karakteristikat tona. Duhet që të shkojmë në ndeshje me qetësi dhe të bindur se skuadra është shumë mirë. Nuk besoj që kushtet jo edhe aq të mira të ndonjë lojtari, mundet të ndikojnë në rezultat. Për të drejtuar ndeshjen, nuk ka për të qenë Kolina, por Bertini. Ançeloti thotë: “Nuk kam thënë asnjëherë që dua Kolinën. Unë kam thënë që në shorteun që do të hidhet, ishalla nuk na qëllon ndonjë arbitër që nuk është në formën më të mirë të tij. Bertini kohët e fundit, është treguar në një formë të shkëlqyer. E di që nuk është vetëm Kolina, në gjendje që të arbitrojë këtë ndeshje”. Si ka për të luajtur Milani kundër bardhezinjve? “Skema e pemës së Vitit të Ri mundet të jetë një zgjidhje, sepse vitin e kaluar në Romë, me këtë sistem kemi luajtur ndeshjen më të mirë të vitit-nënvizon ai. Këto janë ndeshje që surprizat e fundit mundet të jenë shumë vendimtare për rezultatin”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›