Nuk lindte fëmijë, vdes e vetëhelmuar 27-vjeçarja
17/12/2004 LUSHNJE – Një 27-vjeçare banuese në fshatin Stan Karbunarë, të Lushnjës, i ka dhënë fund jetës në orët e vona të mbrëmjes së mërkurë. Ngjarja ka ndodhur në familjen Prifti, ku 27-vjeçarja Entela Prifti, grua e martuar dhe pa fëmijë, ka vdekur pas vetëhelmimit të saj me lëndë të forta helmimi.
Sipas burimeve të policisë lokale, mësohet se ka qenë ora rreth 18.00 e mbrëmjes së mërkurë, kur ata ishin njoftuar se kishte vdekur Entela, nuse e martuar në këtë fshat qysh prej 8 vjetësh. Menjëherë në vendgjarje kanë shkuar forca të policisë së Lushnjës dhe një grup ekspertë krimesh, të cilët, pas veprimeve të para
proceduriale, konstatuan vetëhelmimin e saj. Jo vetëm kaq, por nga hetimet e grupit të ekspertëve ishte arritur në përfundimin se megjithë pëprjekjet për dërgimin e saj në spital nga ana e familjarëve, ajo kishte mbërritur atje e vdekur.
Mjekët e spitalit civil pohuan se vajza e re kishte shkuar në spital pa puls dhe pa tension, krejtësisht e vdekur dhe se çdo ndërhyrje e tyre ishte e padobishme.
Lidhur me hetimet për gjetjen e lëndëve helmuese, mësohet nga grupi i specialistëve, se ai mund të ketë qenë rrugor ose ndonjë tjetër pesticide i rrallë, që i ka shkaktuar vajzës së re toksikim të menjëhershëm.
Në familjen Prifti ka pllakosur zia. Nusja e tyre e martuar në fshatin Stan Karbunarë që prej 8 vjetësh i ka dhënë fund jetës së saj.
Vajza, bijë nga fshati Zhamë, kishte disa muaj që ishte mbyllur në vetvete dhe shpesh u ankohej të afërmve të saj se martesa po i shkonte shumë keq. Familjarë e të afërm të viktimës, tregojnë se Entela kishte rreth 6 muaj që ishte në depresion për shkak të pamundësisë për të lindur fëmijë.
Në kushtet e pamundësisë për të lindur fëmijë, sipas të afërmve të viktimës, nuk përjashtohen edhe zënkat e nuses me vjehrrën, për këtë problem.
Këtë gjendje vajza e re nuk e duronte dot dhe ky mendohet të ketë qenë shkaku i dhënies fund të jetës së saj.
Megjithatë, nga ana e policisë mësohet se po punohet për gjetjen e vërtetë të shkakut të vetëvrasjes.
Rastet e vetëvrasjeve dhe veçanërisht vetëhelmimeve kanë qenë të shpeshta në Qarkun e Fierit. Në pjesën më të madhe të tyre, viktimat kanë qenë vajza apo gra, ndërsa për t’i dhënë fund jetës, në të shumtën e rasteve kanë preferuar fostoksinën.
Lidhur me shkaqet e këtyre vetëvrasjeve me helm, mësohet se shkak kanë qenë momentet e rënda të depresionit e tronditjeve psikike, të shakktuar nga kushtet e rënda ekonomike, apo edhe nga kontraditat e mosmarrëveshjeve në familje.