Morientes: Më pëlqen Liverpuli

18/12/2004
Fernando Morientes ka bërë të ditur se, të luash me Liverpulin është një nder i madh për të gjithë futbollistët. Sulmuesi spanjoll mund të lërë Madridin gjatë merkatos së dimrit, që do të hapet në janar. Në krye të skuadrave, të cilat kërkojnë shërbimin e Morientes, është skuadra angleze, e drejtuar nga Rafa Benitez, e cila kërkon me ngulm Morientes, pas dëmtimit të rëndë të sulmuesit francez, Cise. Për francezin, sezoni duket i mbyllur dhe për këtë arsye, Benitez kërkon një sulmues klasi për repartin e tij ofensiv. Sipas BBC, Morientes është organizuar për të braktisur Realin dhe një alternativë e tij është “Anfield Road”, ku përveçse do të stërvitej nga Rafael Benitez, i cili ka një simpati të veçantë për të, do të gjente dhe patriotët e tij, Ksavi Alonso, Luis Garsia, Antonio Njunez dhe Zhozemi Gonzales. “Të luash me Liverpulin, është një nder i madh për të gjithë futbollistët”, ka bërë të ditur Morientes. “Nëse do të më bëjë një ofertë konkrete? Përse, jo”, ka vijuar më tej sulmuesi spanjoll. Megjithatë, dëshira e Morientes konsiston te një rikthim i mundshëm te klubi spanjoll, Monako, ku u kthye edhe në një yll i skuadrës së principatës. Me Monakon, Morientes bëri një paraqitje të shkëlqyer. Ky fakt, e detyroi Realin të pendohej dhe ta rikthente përsëri në Spanjë, ku nuk do të gjente hapësira në formacion, për shkak të mbipopullimit të sulmit madrilen me Raul, Ronaldo dhe Majkëll Ouen. Edhe pse Morientes nuk e ka fshehur dëshirën e tij, për t’u kthyer te Monako, ai e di shumë mirë se kjo gjë nuk do të jetë e lehtë: “Situata ime është shumë e ndërlikuar. Zemra më thotë se, duhet të qëndroj në Madrid, por nuk mund të rri në stolin e rezervave. Opsioni im i parë është Monako, ku kalova një periudhë të mrekullueshme sezonin e shkuar, por do të shqyrtoj me qetësi, të gjitha ofertat që do të vijnë gjatë merkatos së dimrit”, ka përfunduar Fernando Morientes.