E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kapelo: Nuk e njohim barazimin

18/12/2004  

Mesazhin e parë e ka lënë në lidhje me shortin e Ligës së Kampioneve, ku Juventusi duhet të përballet me Realin e Madridit, një skuadër, e cila është stërvitur më përpara edhe nga Kapelo. Duke parë sms që i vijnë nga kryeqyteti, trajneri bardhezi qesh dhe thotë: “Mund të qëllonte edhe më mirë, por në këtë pikë nuk mundet të përballesh me skuadra të lehta”. Dhe më pas ndërron faqe. Nuk ka kohë për të menduar për Ligën e Kampioneve. Sot është ndeshja me Milanin. Do të thotë që të largohesh +7 nga kuqezinjtë dhe të kalosh Krishtlindjet më së miri. “Sot kemi për të luajtur për një rezultat pozitiv. Nuk jemi në gjendje që të mendojmë për një barazim, sepse nuk ka kuptim- thotë Kapelo. Ka për të qenë një ndeshje me një nivel shumë të lartë teknik dhe gjithashtu shumë e vështirë. Ne jemi shumë mirë, por edhe Milani duket sikur është kthyer në top të formës së tij. Jam shumë i bindur që kemi për ta luajtur në pozita të barabarta”. Duke parë golat e pësuar dhe golat e shënuar, të gjithë shohin Milanin, si më prioritar ndaj Juves. Por Kapelo nuk mendon kështu: “Klasifikimi është i drejtë. Pikët e humbura nga një anë, rekuperohen nga ana tjetër dhe vlera është përherë e respektuar. Ato momentalisht, kanë pësuar pak dhe kanë bërë një furi me gola kundër Fiorentinës, por që të dyja skuadrat janë shumë të forta”. Juve-Milan do të ketë shumë Shevçenko-Ibrahimoviç: “Kanë një mënyrë loje të ndryshme nga njëri-tjetri, por për momentin kanë një gjë të përbashkët, bëjnë shumë gjëra të habitshme. Personalisht jam shumë i kënaqur nga Ibrahimoviç. Besoj se, edhe Ançeloti mund të thotë të njëjtën gjë për Shevçenkon”. Duke folur për Ançelotin, ai dhe Kapelo, kanë shumë gjëra të përbashkëta: “Unë dhe Ançeloti kemi Romën, Torinon dhe Milanon në ADN. Ançeloti është një trajner i madh, ku gjithmonë ka treguar vlerat e tij. Në këto momente, është më i miri midis atyre me moshë të mesme”. Ai mendon që nuk nevojitet Moviola: “Unë jam për teknologjinë, por besoj që vëmendja e lojtarëve do të ndryshojë shumë. Kam parë ndeshjen e Bolonjës dhe në disa raste, vendimet e arbitrit kanë qenë shumë të ndikuara nga lojtarët”. Dhe e mbyll me “Dele Alpi” që më së fundi, ka për të qenë e mbushur plot e për plot: “Mundet të them-e mbyll duke buzëqeshur- që në klub më së fundi ndonjëri do të jetë shumë i kënaqur”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›