Avokati: Agjenti i SHISH më kërkoi 5 milionë lekë
17/12/2004
Ili Hasi
DURRES
Policia e Durrësit është akuzuar nga një avokat në
lagjen nr.13 të Plazhit për dhunim banese. Avokati Ilir Malindi ka një javë që ka nisur nga mbledhja e materialeve për të përgatitur denoncimin që do ta dorëzojë në Prokurorinë e Përgjithshme, pasi avokati është shprehur se në dhunimin e banesës së pretenduar prej tij kanë marrë pjesë edhe forca të Antiterrorit nga Ministria e Rendit. Drejtori i Policisë së Durrësit, kryekomisari Muharrem Bardhoci, nuk ka pranuar të deklarojë nëse për kontrollin e
banesës kishte një vendim prokurorie, ndërkohë që
avokati Ilir Malindi thotë se blutë i kanë pohuar se
nuk e kishin një dokument të tillë.
Ngjarja
Avokati Ilir Malindi ka sqaruar se kontrolli i
dhunshëm i banesës së tij me datë 10 dhjetor 2004
është kryer nga forca të shumta të policisë së rendit,
antiterrorit nga Ministria e Rendit, policia kufitare
dhe Kapitanerisë së portit të Durrësit. Kryefamiljari
shprehet se banesa e tij është dhunuar pasi policia ka
ushtruar kontroll pa praninë e pjesëtarëve të familjes
si dhe të paautorizuar nga Prokuroria e Durrësit. Në
mëngjesin e 9 dhjetorit, rreth 35 punonjës policie
dhe agjentë të SHISH, i janë drejtuar banesës së Ilir
Malindit në lagjen 13-të Plazhit. Pretendimi i tyre ka qenë kontrolli i dokumentacionit të gomones, e cila ka
rezultuar e rregullt. Në banesën e Malindit ka qenë
vjehrra e tij, e cila ka qëndruar në katin e dytë dhe
policia thuhet se nuk ka komunikuar me të. Sipas vetë Malindit, asaj i ka rënë të fikët kur ka
parë policinë që kishte hyrë në katin e parë. Familja
Malindi përgatitej për dasmën e djalit, të cilin e kanë
martuar tri ditë më pas dhe kjo ka qenë arsyeja që
asnjëri prej familjarëve nuk ka qenë i pranishëm. Sipas Malindit, që ka deklaruar se ditën e hënë do të denoncojë në Prokurorinë e Përgjithshme, është rrethuar lagjja dhe është kontrolluar banesa nga ora 12.00 deri në ora 16.30 të datës 10 dhjetor dhe se banorët e lagjes janë terrorizuar nga veprimet e policisë në banesë. Pas mbërritjes në
shtëpi, Malindi u ka kërkuar dokumentin e prokurorisë,
por ai thotë se policia nuk e kishte. Ai shton se shefi i antitrafikut, Shkëlqim Zyriqi, ka insistuar të provojë që motoskafi i djalit të Malindit ishte i lagur, ndryshe nga përfaqësuesi i Kapitanerisë. Ky i fundit është shprehur se skafi ka dokumentacion të rregullt dhe se ai mund të lundrojë në çdo kohë deri në 2 milje nga bregu.
Gjoba 5 milionë lekë
nga agjenti i SHISH
Vetëm një ditë para se policia të ushtronte kontroll në banesën e avokatit, në derën e tij i është paraqitur një djalë i moshës 27-30 vjeç, i cili i ka thënë se është punonjës i SHISH-it të Tiranës. Ai i ka dëshmuar Malindit se djali i tij ishte i implikuar në rrjetin e trafikantëve të klandestinëve dhe se Gentit (Genti Malindit) i kishte dalë emri gjatë pyetjes së trafikantëve të arrestuar në Golem më 7 dhjetor 2004. Djaloshi nga Tirana i është shprehur se ka qenë një tjetër agjent i SHISH, komshi me familjen Malindi, i cili e ka përmendur emrin e Genti Malindit, si të lidhur me trafikantët e klandestinëve. Më tej agjenti i Tiranës i ka deklaruar se ai ka të gjitha mundësitë ta bëjë të paidentifikuar Gentin, por ai, në këmbim të këtij veprimi, i ka kërkuar si parapagim 5 milionë lekë. Avokati nuk ka pranuar marrëveshjen e afruar, duke i bërë të qartë personit, që i është paraqitur si punonjës i shërbimit të fshehtë, se djali i tij nuk është i implikuar në trafik dhe se familja e tyre po përgatiteshin për dasmën e së dielës.
Avokati largon
familjen pas dasmës
Banesa e avokatit Ilir Malindi është boshatisur një
ditë pas dasmës. Me të martuar djalin, Genti Malindi,
avokati është shprehur se të birin së bashku me nusen
i ka dërguar jashtë vendi. Ai deklaron se këtë vendim
e ka marrë pasi nuk ka besim te policia, e cila, sipas
tij, mund t’ia arrestojë djalin. “Pas ngjarjes, djalin
e kam mbajtur në një banesë tjetër, te të afërmit,
ndërsa të hënën, apo të nesërmen e martesës, e kam
nisur jashtë vendit”, ka thënë Malindi. Ai ka sqaruar
se praktikat e policisë së Durrësit janë shumë të
neveritshme, duke i krahasuar ato me veprimet e
“Gestapos”. “Arrestimet këtu realizohen të premten në
përgjithësi, të mbajnë të shtunën e të dielën në
presion psikologjik e fizik dhe të hënën të nxjerrin
para akuzës”, shprehet avokati. Ai ka shprehur
keqardhje për mangësitë profesionale të Policisë së
Shtetit, të cilët “dhunojnë banesën, duke shkelur me të
dy këmbët Kushtetutën e Republikës”.
Emri
Ilir Malindi
Arsimi
i lartë
Gjendja civile
i martuar, 2 fëmijë
Nga viti 1975-1991
jurist në sektorë të
ndryshëm të shtetit
Në vitin 1991
kandidat për deputet
në qytetin e Skraparit
Në vitin 1991-1994
emigron në Zvicër
dhe punon në qeverinë
e Bujar Bukoshit
Nga viti 1994
avokat në Durrës
Autor i librit “Kosova është imja”, “Letra” dhe shkrime
të ndryshme publicistike