Ançeloti: Nuk ndjejmë lodhje

08/02/2005
Ky kampionat është shumë i çuditshëm. Këtë gjë mund t’ia pyesni Juves dhe Milanit, protagonisteve të kampionatit. Para dy javësh lufta për titull dukej e mbyllur, por në fakt gjithçka ka ndryshuar. Bardhezinjtë shkuan tetë pikë përpara kuqezinjve para dy ndeshjeve, ndërsa tani ndodhen përsëri vetëm dy pikë larg. Vetë Karlo Ançeloti duket shumë i habitur nga ritmi i këtij kampionati: “Nuk pritej një rekuperim i tillë, vetëm pas dy ndeshjesh. Kjo tregon sesa i paparashikueshëm është kampionati italian”, ka deklaruar trajneri i Milanit. Kështu është shprehur trajneri i Milanit në emisionin e “Radio Anchi’o Sport”. Më pas, Karlo Ançeloti shprehet: “Janë nënvlerësuar, ka vazhduar trajneri i kuqezinjve- skuadra si Udineze, Sampdoria dhe Palermo. Humbjet tona dhe të Juves kanë qenë më shumë meritë e tyre, sesa e jona”. Një fitore 2-1 kundër bardhekaltërve, është arritur më shumë nga loja individuale e lojtarëve, sesa nga ajo kolektive. Kjo do të thotë që kuqezinjtë janë të lodhur? “Personalisht them se jo, sepse po të ishte ashtu, kjo periudhë do të zgjaste më shumë- ka deklaruar trajneri i kuqezinjve. Jemi përballur me skuadra, të cilat janë në formë dhe luajnë mirë. Ky është mendimi im, për sa i përket humbjeve tona dhe të Juves”. Më pas bën një analizë për ndeshjen e luajtur kundër Lacios: “Në pjesën e parë ishim të ngadaltë, por e kontrolluam lojën. Më pas 11-metërshi ndryshoi ndeshjen. Që nga 0-1 e më pas, kemi luajtur shumë mirë dhe kemi krijuar shumë raste për të shënuar. Kemi rënë fizikisht? Nuk besoj, tani jemi mirë”. A e meritonte Stam, kartonin e kuq pas ndërhyrjes mbi Rokin. “Them vetëm që Kaka, të mërkurën në Mesina, pësoi një faull nga portieri Storari, i cili u ndëshkua me kartonin e verdhë dhe besoj se është më mirë kështu”- ka replikuar Ançeloti. Në një të ardhme do të shkonit të stërvisnit Romën? “Roma është vendi, ku kam kaluar shumë momente të bukura. Do të më pëlqente të kthehesha një ditë, edhe pse këto gjëra që po jep Milani, janë të vështira për t’u përsëritur”. Më pas, shprehet për kampionatin: “Ky është një kampionat i gjatë dhe me shumë të papritura. Këtë sezon nuk duhet ta nënvlerësojë asnjë skuadër. Titulli? Nuk mund të them asgjë. Është e vështirë të japësh një parashikim, duke parë se çfarë po ndodh këtë sezon. Të gjitha skuadrat e vogla janë në gjendje të mirë. Më pas ne dhe Juve kemi një impenjim më shumë, sepse së shpejti do të fillojë dhe Liga e Kampioneve. Tani për tani le të kënaqemi me rezultatet që jemi duke arritur”.