E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shevçenko: Fitore e rëndësishme

08/02/2005  

Midis protagonistëve të suksesit me Lacion, është edhe Shevçenko, i rekuperuar në kohë rekord. “Dua të falenderoj stafin mjekësor, që më ka ndihmuar të rekuperohesha më shpejt- ka thënë ukrainasi. Duhet të isha, sepse kjo është një periudhë shumë e rëndësishme për Milanin. Në pjesën e parë, Lacio është mbrojtur shumë mirë. Ndërsa në pjesën e dytë, skuadra dha gjithçka dhe i bëri një dhuratë shumë të bukur publikut. Në këtë skuadër luan përherë ai që është në 100% të formës. Ne kemi në pankinë shumë lojtarë të rëndësishëm”. Andrij Shevçenko është shumë i kënaqur, pas fitores në minutat e fundit kundër Lacios: “I bëmë vetes një dhuratë shumë të bukur. Pas humbjes së Juves, vazhdon ukrainasi, ajo për ne ishte një mbrëmje shumë e rëndësishme. Pas golit të pësuar filluam të luanim shumë mirë e arritëm të gjenim golin e barazimit dhe më pas, atë të fitores, edhe pse ishim pak me fat. Sigurisht që tani nuk duhet të gabojmë, sepse jemi shumë afër Juves. E falenderoj shumë Palermon, e cila na dha mundësinë që t’i afrohemi bardhezinjve. Tani duhet të jemi të kujdesshëm, sepse së shpejti fillon edhe Liga e Kampioneve. Titulli? Nuk di se çfarë të them. Është një kampionat me shumë të papritura”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›