Ançeloti: Palermon nuk e falim
20/05/2005 Trajneri i Milanit vazhdon ta ketë mendjen te sfida me Liverpulin, por nuk ka harruar as takimin e sotëm në “San Siro”
Kur duhet më pak se një javë nga finalja e Ligës së Kampioneve, në kampin kuqezi të Milanit ka filluar të mendohet gjithmonë e më shumë për sfidën me Liverpulin. I pari që po mendon seriozisht për kundërshtarët anglez është pa dyshim trajneri, Karlo Ançeloti. Ky i fundit ka ndjekur me vëmendje ecurinë e Liverpulit në kompeticionin e madh evropian, por sidoqoftë ka preferuar të mos i trembet aspak kërcënimit të skuadrës së Rafael Benitez. E megjithatë në fillim Milani duhet t’i japi një zgjidhje edhe dilemës në kampionat sepse ditën e sotme kuqezinjtë do të përballen me Palermon në “San Siro”. Praktikisht titulli kampion i përket bardhezinjve të Kapelos, por sigurisht Ançeloti nuk kërkon ta lërë mënjanë Serinë A para se skuadra e tij të niset në Stamboll. “Ndeshja kundër Palermos do të vlerësohet maksimalisht nga ana jonë, ka komentuar Ançeloti. Ne duam ta fitojmë me çdo kusht këtë takim sepse do të na pëlqente që ta mbyllnim mirë sezonin aktual. Në fakt brenda një javë jemi, duke u përballur me dy skuadra mjaft të forta. Ndërkohë që transferta kundër Udinezes do të jetë paksa e vështirë për ne, unë mendoj se me Palermon nuk do të ketë asnjë farë problemi. Skuadra e Guidolinit ka siguruar prej kohësh pjesëmarrjen në Kupën UEFA, kështu që për ne ky takim do të jetë akoma më i lehtë. Kuptohet që në sfidën e sotme disa nga lojtarët tanë më të rëndësishëm, do të pushojnë, por sidoqoftë mua nuk do të më shqitet nga mendja një sezon i tillë në Serinë A. Nuk kemi dalë aspak mirë nga sfida vendimtare me Juventusin në “San Siro”, por nga ana tjetër edhe kalendari ynë ka qenë tepër i vështirë për ne pas takimit gjysmëfinal të Ligës së Kampioneve. Prandaj dua të theksoj se kundër Juventusit ne kemi bërë atë çfarë kemi patur mundësi. Mendoj se dallimi kryesor mes nesh dhe Juventusit lidhet me përballjet tona direkte. Mbi këtë pikë Juve na e ka kaluar sepse ka grumbulluar katër pikë, kurse ne vetëm një. Megjithatë nuk ishim ne ata, të cilët ia dorëzuam titullin Juventusit. Madje janë bardhezinjtë ata që duhet ta çojnë deri në fund triumfin e tyre, nëse i kanë aftësitë e nevojshme”. Përveç sfidës me Palermon, duket se mendja e Ançelotit vazhdon të mbetet e fiksuar ende për finalen e Stambollit. Sipas gazetës spanjolle “El Pais”, do të jetë Mejuto Gonzalez, gjyqtari, i cili do të drejtoj sfidën finale të Ligës së Kampioneve dhe sigurisht Ançeloti nuk mund të rrinte pa e komentuar këtë fakt. “Unë mendoj se ai është një gjyqtar, i cili është treguar në nivelin e duhur gjatë çdo ndeshje futbolli që ka drejtuar, ka vazhduar Ançeloti. Mendoj se kur një gjyqtar drejton finalen e Ligës së Kampioneve, ky fakt vlerësohet me po të njëjtin seriozitet si nga trajneri edhe nga lojtarët. Megjithatë ne jemi të përqendruar te ndeshja për të cilën jemi përgatitur së tepërmi. Tani nuk e shoh më Milanin aq të lodhur sa më parë, që do të thotë se presioni psikologjik nuk ekziston më tek ne. Madje unë e kam vendosur edhe formacionin e duhur për sfidën me Liverpulin”.
Marrë nga: “gazzetta.it”