E Hënë, 2 Nëntor 2026

Murinjo: Tifoz me “Djajtë”

20/05/2005  Trajneri i Çelsit Hoze Murinjo ka uruar që në finalen e Kupës FA, do të jetë skuadra e Mançester Junajtid, e cila do të triumfojë kundër Arsenalit. I gjithë ky tifozllëk prej portugezit vjen si rezultat i simpatisë së madhe që ai ka për Sër Aleks Ferguson. Murinjos do t’i pëlqente shumë që të shikonte si fitimtar nga finalja e Kardifit, lojtarët e Ferguson. “Nuk e kam pëlqyer Arsenalin qysh në fillimin e sezonit kur mposhtnin çdo skuadër dhe nuk e kam pëlqyer as kur kanë fituar kundër Evertonit me rezultatin 7-0, ka thënë Murinjo. Në fakt i kam pëlqyer më shumë në mesin e sezonit kur pothuajse në çdo fundjavë kishin humbur pikë. Kam qenë i dashuruar me këtë skuadër dhe prandaj nuk e kuptoj dot se si Arsen ka antipati ndaj nesh”. Ndërsa, për Ferguson trajneri portugez ka shprehur fjalët më të sinqerta. “Unë jo vetëm e respektoj atë njeri, por edhe e simpatizoj atë, ka shtuar Murinjo. Ai është një person, i cili fjalën e dyluftimit e ka gjithmonë në majë të gjuhës. Është një njeri i rregullt dhe prej tij kam mësuar shumë gjëra me vlerë. Nuk e di se kush do ta fitojë finalen e Kupës FA, por mua do të më pëlqente që triumfues të jetë Mançesteri. Dua shumë që skuadra e Ferguson të shpallet fituesja e Kupës FA”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›