Venger: Nuk jam gënjeshtar
20/05/2005
Aleks Ferguson e ka quajtur si një mashtrim, deklaratën e trajnerit të Arsenalit për mungesën e Henri në finalen e Kardifit
Rishfaqen edhe një herë përballë njëri-tjetrit Sër Aleks Ferguson e Arsen Venger, të cilët me sa duket nuk kanë aspak ndërmend të ndalin luftën e tyre të fjalëve. Ditën e nesërme do të zhvillohet finalja e Kupës FA ndërmjet Mançester Junajtid dhe Arsenalit, sfidë e cila vazhdon të shkaktojë jo pak tension mes dy trajnerëve. Kësaj radhe trajneri i Mançester Junajtid ka akuzuar Vengerin sikur ai ka gënjyer lidhur me dëmtimin e Tieri Henri. Sipas Ferguson sulmuesi francez do të jetë i gatshëm për finalen e Kardifit, ndonëse Venger pretendon se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë. Në këtë mënyrë trajneri francez nuk ka qëndruar duarkryq dhe ka ngulur këmbë se nuk e quan veten gënjeshtar. Madje ai ka paralajmëruar Sër Aleks se ai kërkon ta bëjë të duket qesharak para opinionit publik me këtë pretendim të kot. Venger ka theksuar se vetë Ferguson ka për të qenë dëshmitar kur të shohi me sytë e tij që Henri nuk do të jetë i pranishëm as në pankinë gjatë takimit në Kardif. Po ashtu Venger ka deklaruar se nuk asnjë shans për Henri që të luaj në “Millenium Stadium” sepse ai vuan nga një dëmtim në tendinën e Akilit, ndërsa Ferguson nga ana tjetër ngul këmbë se kjo është veçse një gënjeshtër. “Ne të gjithë jemi përgatitur që Henri do të luaj, ka deklaruar Ferguson. Por, nëse do ta kem gabim, atëherë unë do të ngre duart lart dhe do t’i them vetes se nuk duhet të bëhem kaq mosbesues në të ardhmen. Ne do të përgatitemi për gjithçka deri në minutën e fundit dhe prandaj mendojmë se Henri do të jetë në dispozicion të Arsenalit. Shqetësimi ynë i vetëm është pikërisht Henri, i cili gjithmonë e ka treguar veten për një sulmues të shpejtë”. Ndërkaq, Venger është kundërpërgjigjur menjëherë. “Ne nuk jemi gënjeshtarë, ka deklaruar Venger. Ai mund ta përgatisi skuadrën e tij për t’u përballur me ne sikur të ishte edhe Henri. Megjithatë, unë mund të siguroj këdo se ai nuk është në gjendje për të luajtur. Jam i sigurt se Ferguson do të përpiqet që të zgjedhi skuadrën më të fortë, por ai duhet ta dijë mirë se edhe unë do t’i përgjigjem me po të njëjtën monedhë. Pra, edhe një herë e përsëris se Henri nuk do të luaj në finalen e Kupës FA”.
Marrë nga: “dailymirror.com”