E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lampard: Do kthehem shpejt

20/05/2005  Mesfushori i Çelsit Frenk Lampard shpreson shumë në rikthimin e tij si dikur edhe pse i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në gishtin e këmbës. Një nga futbollistët më të mirë i vlerësuar për sezonin e kaluar në Premier Ligë, vazhdon të nguli këmbë se blutë edhe vitin e ardhshëm do të mbizotërojnë me supermacinë e tyre. Pas triumfit të arritur në kampionat dhe në Kupën Karling, mesfushori guximtar kërkon të përmirësohet akoma më shumë në të ardhmen. Ashtu si kapiteni i Çelsit Xhon Terri edhe Lampard do të mungojë në turneun që përfaqësuesja angleze do të zhvillojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Më duhet ta ruaj me kujdes këmbë time nga çdo acarim i mëtejshëm sepse nuk dua të humbas asgjë nga sezoni i ardhshëm, ka thënë Lampard. Prandaj kam nevojë akoma për pushim në mënyrë që kur të rekuperohem plotësisht fizikisht, të jap maksimumin si më parë. Gjithmonë e kam provuar një ndjesi të tillë qysh kur isha i vogël dhe babai më kapte prej dore. Për mua ky sezon që lamë pas ka qenë me të vërtetë i mrekullueshëm. Këtu te Çelsi jam mjaft i kënaqur dhe prandaj mendoj se me kalimin e kohës ne mund t’i tregojmë të gjithëve se çfarë jemi në gjendje të arrijmë. Ndoshta për sezonin tjetër në skuadrën tonë do të zbarkojnë shumë fytyra të reja, megjithatë unë jam i sigurt se besimi do të mbetet i palëkundur”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›