Disiplina i “fal” Turbinës kategorinë I
20/05/2005 Refuzimi i futjes në fushë, pas incidenteve të shumta, i ka kushtuar Burrelit humbjen 2-0 në tavolinë, më saktë ngjitjen një ligë më lart
Turbina sezonin e ardhshëm do ta luajë një Ligë më lart, pikërisht në kategorinë e parë. Dhe një gjë e tillë i ka ardhur si “dhuratë” nga vendimi i djeshmë i Komisionit të Disiplinës. Edhe pse ende nuk është një vendim përfundimtar, pasi pritet se çfarë do të thotë Komisioni i Apelit, të cilit ka ndërmend t’i drejtohet Burreli, ku dhe shpreson që të verë drejtësinë në vend. Por, duke ju referuar vendimeve të mëparshme të Apelit, themi se mundësitë që ky komision të kthejë vendimin në favor të skuadrës së burrelasve, janë shumë të pakta. Dhe për të krijuar një ide më të qartë për këtë ngjarje, duhet të kthehemi pak pas, pikërisht të dielën e fundit në fushë e qytetit të Cërrikut. Pragndeshja Turbina-Cërriku është shoqëruar me incidente të shumta, polemika e sherre, të cilat kanë bërë që ky takim të mos luhej. Menjëherë pas kësaj, të dy ekipet i janë drejtuar dikasterit përkatës në FSHF. Por, pas mbledhjes së parë të mërkurën, ku nuk u mor asnjë mendim, dje Komisioni i Disiplinës, i cili shqyrtoi incidentet e ndodhura fundjavën e kaluar në ndeshjen Turbina-Burreli, vendosi t’i japë fitoren 2-0 në tavolinë skuadrës cerrikase, duke ndëshkuar matjanët për mosparaqitje në fushën e lojës. Megjithëse vendimi për këtë ndeshje duhej marrë dy ditë më parë, kur u vendosën edhe masat e tjera disiplinore, disiplina e shtyu për 24 orë vendimin, pasi bëri edhe ballafaqimin e palëve, drejtuesit e klubeve, arbitrat dhe vëzhguesit të FSHF-së. Pas dëshmive të protagonistëve, organi disiplinor pranë FSHF-së, vendosi dhënien e tre pikëve në tavolinë për Turbinën. Por edhe skuadra cerrikase nuk ka dalë pa u lagur nga kjo ndeshje. Ajo është ndëshkuar me dy ndeshje pa tifozë, pas incidenteve të tifozërisë vendase dhe pas plagosjes së njërit prej lojtarëve kundërshtarë. Gjithashtu, Turbina është gjobitur edhe me 300 mijë lekë të reja. Altin Manallari