E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ançeloti: “Ronaldo? Ndoshta nga minuta e parë”

"Ronaldo kundër Atalantës do të jetë, por nuk e kam vendosur akoma nëse do të luajë nga minuta e parë apo gjatë ndeshjes. Por mundësia është edhe të luajë nga fillimi i takimit". Lajmin e bëri të ditur trajneri Karlo Anceloti, gjatë konferencës së tij të zakonshme për shtyp në prag të ndeshjes Atalanta-Milan. Rikthimi i brazilianit, jashtë fushave prej tre muaj e gjysmë, komentoi tekniku parakupton një kontribut të rëndësishëm parë kjo nga ana cilësore.

"Ronaldo ka punuar tre muaj i diferencuar dhe lojtarët nuk e dinë nësë është plotësisht në gjendjen e tij më të mirë fizike. Kur është stërvitur me skuadrën, ai nuk luajrtur me intesitetin e lojtarëve të tjerë. Por jemi ne që i thamë për hyrë me qetësi. Ajo që kërkoj nga Ronaldo? Që të bëjë gol sa më shpejt", - tha Anceloti. Për sa i përket ndeshjes me Atalantën, trajneri tha se skuadra e Del Nerit, është një skuadër që ka marrë karakteristikat e trajnerit të tij: e organizuar, dinamike, luan shumë mirë në klasiken 4-4-2 dhe ka në përbërje disa lojtarë të rinj dhe është duke bërë më shumë se sa të gjithë prisnin nga ajo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›