“Djemtë e detit’, vjen fitorja e parë në shtëpi

Albania Sport- Teuta e nisi me fitore fazën e parë ndaj Skëndërbeut (1-3) në Korcë dhe e përfundoi fazën po me fitore kundër Flamurtarit (3-2) në Durrës. Një fitore dramatike – e para e arritur në shtëpi - e vendosr në kohën e shtesë në "Niko Dovana" thuajse pa shikues. Labinot Haliti shënoi me një kryevepër në minutën e 45-të për të mbyllur fraksionin e parë të lojës me avantazh. Pjesa e dytë solli përmbysjen e përkohshme rezultatit nga Flamurtari, kur Gega (68') dhe Mema (72') shënuan për vlonjatët. Pas kater minutash, lojtari i Kombëtares U-21, Likmeta barazoi rezultatin në 2-2 (76'), kjo dhe me ndihmën e një mbrojtësi të Flamurtarit, për t'ia lënë radhën talentit Hysa për të nënshkruar fitoren e dytë në 11-javë kampionat skuadrës durrsake. Tashmë Teuta ndodhet vetëm një pikë pas Besëlidhjes së vendit të dhjetë, duke dhënë sinjalin më të mirë se mund të përmirësohet gjatë dy fazave të tjera të mbetura.