E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ueslei Shnajder: Dalja e Bogdanit na dha fitoren

Ekskluzive nga Athina, Drini Caushi
Megjithese ndeshja Shqiperi- Hollande tashme ka kaluar, per ate humbje tragjike te Shqiperise ne minutat shtese dhe me incidentet qe ndodhen, komentet ende vazhdojne. Ne Athine u zhvillua perballja Olimpiakos-Real Madrid, e vlefshme per Ligen e kampioneve. Ne ekipin e galaktikeve aktivizohet mesfushori hollandez Ueslei Shnajder, te cilit arritem t'i marim nje interviste eksluzive per lexuesit e "Sportit shqiptar". Sapo e mori vesh qe ne ishim shqiptar dhe i kerkuam nje koment per ndeshjen e 12 shtatorit, ai na pohoi qe mos ta pyesnim per incidentin me Lorik Canen, por ne vazhdim, vete biseda na coi tek ai episode. Ja si u shpreh i talentuari Shnajder per takimin ndaj kombetares shqiptare: - Uesli, si e perjetuat ndeshjen me Shqiperine ? Te them te drejten, ne te dyja ndeshjet jemi munduar shume, por ne Tirane ishte akoma me veshtire, sepse luanin rol disa faktore. - Cilet ishin keto faktore? E para, nuk e njihnim klimen, sepse luanim per here te pare ne Shqiperi, e dyta fusha ishte ne nje nivel poshte standarteve mesatare, dhe e treta lojtaret shqiptare luajten shume eger. Keto na krijuan nje ankth, qe nuk na lejuan te benim lojen tone. - Megjithate arritet te fitonit, edhe pse ne minutat shtese… Per ne te rendesishme ishin 3 piket, qe na nevojiteshin me cdo kusht, prandaj ishim deri ne fund te vendosur se do t'ia arinim qellimit dhe objektivit tone. Fati ne kete rast ishte me ne, qe na e rezervoi ne fund golin, qe besoj ishte nga me te rendesishmit per ne. -Mos doni te thoni qe disa vendime te gjygjtarit ishin te paramenduara ne favorin e Holandes? Jo, ne asnje mynyre nuk doja te thoja ate, une u shpreha per vendosmerine tone. Qe te fitoj nje ekip duhet te goboje kundershtari, prandaj edhe ne perfituam nga disa gabime tuajat. Ky eshte futbolli. -Mund te na thoni nga se perfituat qe arritet tek fitorja? Ne goditem tek thembra e Akilit (qesh..). Ju thashe qe ju gabuat ne disa aspekte. Per mendimin tim nuk ishte dalja jashte e lojtarit me numer 5, Cana, shkaku i fitores tone se sa nderrimi i sulmuesit tuaj kryesor qe luan ne Serine A, nuk me kujtohet emri! -Erjon Bogdani! Ah, po, me daljen e tij, mbrojtesit tane u bene bllok me mesfushen per te arritur fitoren. Aty ne perfituam edhe nga cthuarja e ekipit tuaj. - I gjithe opinioni e ka denuar ate incident midis jush dhe lojtarit tone Cana, i cili ka deklaruar qe eshte share nga ana juaj. Mund te na thoni versionin tuaj? Megjithese jua thashe qe ne fillim, nuk dua te flas per kete ngjarje qe per mua perfundoi aty ne fushe, po ju them se mbrojtesin tuaj (Dallkun) as qe e kam prekur fare, dhe per kete arsye une po i flisja nga afer qe te zbatonte fair-play, kurse Cana kujtoi se une e ofendova. Pastaj, reagimi i tij ishte shume i cuditshem, shume prane fytyres time dhe filloi te me shante. Ai u nervozua edhe me Rudin (Vanistelroin), ku ne ate moment gjyqtari i pa te gjitha skenat dhe reagoi duke e nxjerr me karton te kuq Canen. Dalja e Canes per mendimin tim ishte me vend. Megjithate, une dua t'ju them se per mua cdo gje ka mbaruar pa dale nga fusha, ndoshta fati na ben qe ne te ardhmen te luajme kunder njeri-tjetrit, por keto jane gjera qe ndodhin ne ndeshje. - Duke ju falenderuar qe pranuat te intervistoheni, ju urojme shendet e karriere sa me te sukseshme me ekipin kombetar dhe Realin e Madridit… Ju faleminderit per sqarimet dhe sinqeritetin tuaj. I uroj suksese Shqiperise. Burimi: "Sporti shqiptar"

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›