E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançini: “Adriano? Gjërat nuk ndryshojnë brenda dy ditësh”

Albania Sport - "Gjërat nuk ndryshojnë brenda dy ditësh". Roberto Mancini gjeti këtë argument për mosthirrjen e radhës së sulmuesit brazilian, që tashmë ndodhet në prag të largimit, me shumë mundësi jashtë Italisë. Kundër skuadrës së Lacios do të mungojë edhe Hernan Krespo.

"Dje (të premten) dukej më mirë, sot (dje) dicka më pak, - shpjegoi tekniku. "Do të ishte me rrezik të madh të luante, kështu që preferova të mos e thërras". Mancini e paraqet kështu ndeshjen e sotme kundër ish-skuadrës së tij: "Ata kanë probleme për shkak të dëmtimeve, por luajnë shumë mirë, parasëgjithash kur i stërvit Deli Rosa. Janë më të rritur moralisht me fitoren në Ligën e Kampioneve, do të jetë një ndeshje e vështirë".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›