E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbasin “Katër muskutierët” shqiptarë të Krivbasit

Albania Sport- "Katër muskutierët" shqiptarë të Krivbasit në Ukrainë humën në shtëpi 1-2 me Dnjeprin. Portieri Isli Hidi, mbrojtësi Henri Ndreka (u ndëshkua me karton të verdhë), dhe mesfushori i avancuar Dorian Bylykbashi luajtën gjatë gjithë takimit, ndërsa mesfushori shkatërrues Ervin Bulku hyri në lojë në minutën e 68-të. Bylykbashi dhe pasin e golit të vetëm të skuadrës së tij të realizuar nga Ruslan Kostishnij (67'), kur ndeshja ishte 0-2. Doriani zhvilloi një lojë të mirë dhe kronikat e faqeve sportive ukrahinase kishin vlerësime pozitive për elbasanasin. Vorskla e Dallkut dhe Currit do të luajë të dielën kundër Zarjan.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›