Del Neri pret me qetësi derbin
06/01/2005
Një debutim shumë i qetë dhe me vetëdije, për të përjetuar një mbrëmje speciale. Xhixhi Del Neri i përjeton me qetësi, momentet përpara derbit të kryeqytetit: “Ajo me Lacion është një sfidë shumë e rëndësishme. Kuptohet nga atmosfera elektrizuese, që bëhet fjalë për një ndeshje shumë të veçantë”. Trajneri i Romës nuk flet shumë për batutat e këtyre ditëve: “Besoj se bëhet fjalë për batuta që nuk ia vlejnë dhe shumë dialektike. Unë e shoh skuadrën të qetë dhe të përqendruar. Do të flasim më shumë në fushë”. Kësaj radhe, nuk ka bërë asnjë prononcim, për sa i përket formacionit që do të zbresë në fushë, në derbin e shumëpritur: “Nuk kam vendosur akoma, le të shohim më vonë se çfarë mund të ndodhë. Normalisht do të mundohem që të hedh në fushë, formacionin më të mirë. Pra me pak fjalë, do lodhem më shumë se herët e tjera, sepse kjo është një ndeshje shumë e veçantë. Por, deri tani nuk kam vendosur asgjë”. Dhe më pas thotë: “Delvekio nuk do të jetë për shkak të zgjedhjeve teknike, ndërsa Mido dhe Korvia do të qëndrojnë në pankinë. Këta dy të fundit, është normale që nuk mund të hyjnë në lojë nga minuta e parë, pasi nuk kanë qenë mirë me përgatitjen fizike. Megjithatë, gjatë lojës nuk mund të them asgjë, sepse nuk e di se çfarë mund të ndodhë”. Hapësirë për Totin dhe Kasanon, me Mancinin që do të bëjë lidhjen midis sulmit dhe mesfushës. Në listën e të grumbulluarve nuk është Dakurt: “Është mirë, por duhet edhe pak kohë, për të ardhur në formë”. Lacio ka marrë shtysë nga trajneri i ri dhe për Del Nerin, synimet bëhen më të vogla: “Në përgjithësi, kur ndërrohet trajneri, krijohen disa kushte, të cilat karikojnë më shumë skuadrën”. Del Neri në fund, flet edhe për Di Kanion: “Besoj se Di Kanio ka bërë ato deklarata, vetëm për të shpërqëndruar ambientin, jo për gjë tjetër. Por ne kemi preferuar më shumë të qëndrojmë të qetë dhe të përgatitemi për ndeshjen. Gjithashtu, nuk mendoj se Totit i ka ngelur mendja tek ato provokime. Françesko është i pjekur për t’u përballur me tensionet përpara ndeshjes”.