E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ançeloti, besniku i Milanit

15/01/2005  

“Më falni që nuk jam me xhaketë dhe me kollare, por po vij direkt nga fusha. Kam shumë punë në këtë periudhë”. Karlo Ançeloti më pas thotë: “Nuk duhet të shpërqendrohemi asnjë sekondë: sapo jemi kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Italisë dhe tani duhet të mendojmë për ndeshjen me Udinesen. Nuk ekziston asnjë pauzë”. “Unë vetëm shpresoj që Milani të vazhdojë të shprehet në këtë mënyrë. Karta që dua të përdor është kjo: loja. Në qoftë se rvazhdojmë me këtë ritëm, kemi shumë shanse për të arritur Juven”.

A është Milani më i forti?

“Nuk e di a mund të jetë më i forti, por e di që kemi shumë kualitet”.

Stam është rikthyer. A ju ka pëlqyer loja e tij?

“Është shumë mirë që do të luajë edhe në kampionat”.

A është Krespo, shoku ideal për Shevën?

“Krespo mund të luajë me të gjithë, ka talent dhe është shumë bujar”.

Tashmë edhe Sheva është shumë altruist. Ndoshta më shumë se sa duhet?

“Xhestet e bëra me Leçen, asisti i Krespos dhe më pas i Tomasonit, janë gjëra që vetëm një lider mundet t’i bëjë”.

Çfarë ka Dida më shumë se Bufon?

“Nuk e di, por gjithashtu nuk di edhe se çfarë ka Bufon më shumë se Dida. Portieri ynë është më racional. Bufon ka më shumë talent”.

Kush është portieri më i mirë i Milanit që nga 1987?

“Braziliani është shumë i mirë, por edhe Xhiovani Gali dhe Saba Rosi ishin të mrekullueshëm”.

Kaka duket më pak deçiziv se sezoni i kaluar?

”Duhet të jetë më preçiz dhe më i thjeshtë. Unë jam shumë i kënaqur nga ai: si të luajë keq, si të luajë mirë, Kaka është e ardhmja e Milanit”.

Si spektator, cila është skuadra që ju pëlqen më shumë, përvç Milanit?

“Udineze por edhe Juve. Në Evropë, Barcelona. Çelsi nuk më duket ndonjë kush e di se çfarë. Mançester Junajtid është duke u rritur”.

Në Ligën e Kampionëve Juve-Real Madrid: për cilën do të bësh tifo?

“Për Juven, sepse sa më gjatë të vazhdojë në Ligën e Kampionëve, aq më shumë është mundësia të humbasë terren në kampionat”.

Të dielën do të përballesh me Udinezen, një skuadër që është shumë në formë.

“Vitin e kaluar na mundën, gjithashtu edhe dy vite më përpara. Në sulm janë shumë të rrezikshëm, por për fat të mirë i mungon Di Mikele. Shpresojmë që të na ecë mirë”.

Ku do të shkoni kur të largoheni nga Milani?

“Në qoftë se do të më thonin që do të jetë përherë Milani, shtëpia jote, do të isha shumë i kënaqur. Po të qëndroja këtu gjithë jetën, do të ishte shumë bukur: nuk mund të ketë ndonjë vend tjetër, ku të ndihem kaq rehat”.

Do të qëndronit edhe po t’ju ndërronin vendin nga trajner në drejtor teknik?

“Nuk mund të qëndrojë aty. Më pëlqen shumë të qëndroj në fushë”.

Po t’iu propozonin Kombëtaren në 2006?

“Kontrata ime me Milanin skadon në 2007 dhe më pas në këto momente, nuk do ta ndërroja kurrë Kombëtaren me Milanin”.

Pritej rilindja e Sedorf?

“Është një talent që ka shumë kualitet. Kur më pyeti Galiani se çfarë të bëj për ta transferuar, nuk u mendova dy herë: shumë mirë i thashë”.

Mund të luftojë Interi për titullin?

“Në futboll, asnjëherë nuk i dihet. Mund të hyjë në luftë, por nuk duhet të gabojë. Ka dy skuadra përpara, jo vetëm një”.

Në një situatë të njëjtë, do të reagonit si ka reaguar Mançini me tifozët?

“Nuk e di, besoj se është më mirë të përqendrohemi te ndeshjet. Kur isha te Parma, njëri më thërriste përherë: “Nderoje”.

Hera e fundit që keni takuar Berluskonin?

“Përpara ndeshjes Milan-Leçe, më 6 janar. Më kërkoi një goleadë dhe ne ia dhuruam. Më pas i kërkova të vinte në Palermo, por nuk erdhi”.

Maldini pak nga pak është duke mbushur 20 vite në Serinë A...

”Një arrijtje shumë e madhe. Nuk e di dhe sa do të luajë, por sigurisht nuk dua të jem unë trajneri, i cili do t’i thotë që të qëndrojë në pankinë. Besoj se ai është shumë inteligjent dhe do ta kuptojë vetë se kur do të jetë koha për ta lënë”.

Cilën ndeshje dëshiron të riluash?

“Padyshim: Peruxhia-Juve”.

Në Ligën e Kampionëve do të përballeni me Mançester Junajtid, një kundërshtar jo shumë i lehtë?

“Një kundërshtar shumë i keq. Kanë rigjetur soliditet në mbrojtje. “Old Traford” është një stadium, ku do të shkojë me dëshirë”.

Me cilën mendon se do të përballesh në finale?

“Barcelonën”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›